WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Luftërat më të çuditshme të botës

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Luftërat më të çuditshme të botës Empty
MesazhTitulli: Luftërat më të çuditshme të botës   Luftërat më të çuditshme të botës EmptyFri Dec 31, 2010 11:30 pm

Washington, 31 dhjetor – Vdekja e një sulltani kishte “dhezur” një prej luftërave më të shkurtra të evidencuara ndonjëherë në botë. E zhvilluar ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Zanzibarit, më 27 gusht të vitit 1986, kjo luftë nuk pati jetë më të gjatë se vetëm 40 minuta. Armët ishin kapur menjëherë pas vdekjes së sulltanit probritanik të vendit dhe zëvendësimit të tij nga sulltan Khalid bin Barghash. Autoritetet britanike parapëlqenin Hamud bin Muhammed si sulltan. Në përputhje edhe me marrëveshjen e firmosur në vitin 1886, një kusht për pranimin si sulltan ishte që kandidati i mundshëm të kishte edhe aprovimin e konsullit britanik. Anglezët e cilësuan këtë akt si një arsye për fillimin e luftës dhe i dërguan një ultimatum Klahid, në të cilin kërkohej që ai të urdhëronte forcat e tij të largoheshin dhe ta braktisnin pallatin. Si përgjigje, Khalid thirri rojat e pallatit dhe u izolua brenda tij.
Ultimatumi kaloi afatin në orën 9:00 më 27 gusht, kohë në të cilën britanikët kishin mbledhur tre kryqëzorë, dy luftanije, 150 marinarë. Gjithashtu gjendeshin edhe 900 zanzibaras në zonën e portit. Një bombardim u zhvillua në orën 9:02 dhe arriti të çmobilizonte të gjithë artilerinë mbrojtëse të pallatit. Flamuri nga ky vend u ul dhe si rrjedhim zjarri pushoi në 9:40. Forcat ushtarake të sulltanit patën 500 të vrarë dhe të plagosur rëndë, ndërkohë që te forcat britanike vetëm një marinar u plagos.
Luftërat më të çuditshme të botës janë të botuara në gazetën festive Koha Ditore.

Lufta e Derrit

E shkaktuar nga vrasja me armë zjarri e një derri, lufta e ashtuquajtur e derrit ishte një ballafaqim midis autoriteteve britanike dhe atyre amerikane mbi kufijtë e SHBA-së dhe zonës së Amerikës Veriore, që gjendej nën zotërimin e britanikëve. Hapësira në të cilën zhvillohej kjo luftë ishin ishujt e San Juan, që shtrihen midis ishujve Vankuver dhe pjesës kontinentale të Amerikës së Veriut. Lufta e Derrit njihet kështu edhe sipas Episodi i Derrit, Lufta e Derrit dhe e Patates. Fatmirësisht, derri ishte e vetmja “viktimë” e këtij konflikti. Një tjetër luftë e çuditshme ishte ajo e 335 viteve (1651–1986), që zgjati mbi 335 vjet pa e shkaktuar as edhe një viktimë të vetme. Kjo ishte lufta midis Holandës dhe ishujve të Shillit (bregdeti në jugperëndim të Britanisë së Madhe). Thuhet se kjo luftë është zgjatur për shkak të mungesës së një marrëveshjeje paqeje midis këtyre vendeve për 335 vjet. Duke mos pasur asnjë fishek të shkrepur kundër njëri-tjetrit, kjo është një nga luftërat më të gjata dhe më me pak viktima. Pavarësisht vlefshmërisë së pasigurt të kësaj lufte, paqja u shpall në vitin 1986.

Dehje natën, luftë ditën

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dy të tretat e popullsisë së Moldavisë kërkonin lidhje më të forta me Rumaninë dhe me fqinjët e tyre në Perëndim. Por zona e vendit në lindje të lumit Dniestr kërkonte që të qëndronin më afër Ukrainës dhe Rusisë. Si rrjedhojë nisi lufta dhe pjesa lindore u nda që të formohej Transdniestria, e cila akoma mbetet e panjohur nga bota. Lufta u cilësua e çuditshme. Ushtria lokale e quajti atë Lufta e Dehur, ndërkohë që oficerët e pjesëve luftuese takonin njëri-tjetrin natën për të pirë bashkë. Ata largoheshin në mëngjes dhe hapnin zjarr ndaj njëri-tjetrit. Gjatë natës ata bashkoheshin që të pinin me pjesën tjetër që nuk kishin vrarë ditën e mëparshme.

Australia humbi luftën karshi shpendëve

Lufta Emu, e njohur edhe si Lufta e Madhe Emu, ishte një operacion ushtarak i gjatë një javë, i cili u zhvillua në Australi në nëntor të vitit 1932 për të zgjidhur një problem publik në lidhje me shpendët e shumtë në zonën Campion të Australisë perëndimore. Emu ishin përgjegjës për një verë të gjatë dhe të nxehtë që shkaktoi mungesë të theksuar të ushqimit dhe ujit. “Lufta” u zhvillua nën drejtimin e majorit Meredith të Artilerisë Mbretërore Australiane, i cili komandonte një grusht ushtarësh të pajisur me dy mitraloza “Lewis” dhe 10 mijë municione. Por qëllimi pa ndonjë drejtim të mirëpërcaktuar ndaj këtij grupi shpendësh që fluturonin deri në 50 mijë km në orë nuk solli rezultatet e pritura. Zogjtë vetëm sa u larguan, pasi u goditën nga këto municione. Gjatë javës, vetëm një numër i vogël nga 20 mijë shpendë u vra. Major Meredith u habit dhe arriti madje të krahasonte zogjtë emu me zulutë. Pas disa ditësh, Ministria e Mbrojtjes deklaroi një tërheqje, duke përfunduar në një humbje ushtarake për Australinë.

Lufta e Futbollit

Lufta e Futbollit (La guerra del fútbol në spanjisht) e njohur edhe si lufta 100-orëshe, ishte një betejë pesëditëshe e zhvilluar nga El Salvador dhe Honduras më 1969. Ajo u shkaktua nga konflikte politike midis hondurianëve dhe salvadorianëve, duke përmendur këtu edhe çështjet e emigrimit midis këtyre dy vendeve. Këto tensione ekzistuese përkuan edhe me ndeshjet e zjarrta gjatë raundit të dytë të Amerikës Veriore për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit 1970. Më 14 korrik të vitit 1969, ushtria salvadoriane nisi një sulm kundër Hondurasit. Organizata e Shteteve Amerikane negocioi për një armëpushim që ndodhi më 20 korrik. Si rrjedhojë, trupat salvadoriane u tërhoqën në fillim të gushtit. El Salvador mori pjesë në kampionat, por dështoi që të përparonte brenda grupit në të cilin gjendej.

Lufta e mesazheve të gabuara telegrafike

E quajtur edhe si Lufta e Zotit Madison, lufta e vitit 1812 ishte në shumë mënyra lufta më e çuditshme në historinë e SHBA-së. Mund të quhej shumë mirë edhe Lufta e Komunikimit të Gabuar. Dy ditë para se lufta të shpallej, Qeveria britanike kishte cituar se do të shfuqizonte ligjet mbi tregtinë në dete që ishin edhe arsyeja kryesore e luftës. Ankesa kryesore e SHBA-së ndaj britanikëve ishte ndërhyrja në transportin detar të mallrave. Është i çuditshëm fakti që lufta e nisur fillimisht për lirinë e deteve nisi me pushtimin e Kanadasë. Marrëveshja e paqes që përfundoi luftën nuk vendosi asnjë nga arsyet për të cilat ajo nisi. Përfundimisht të dyja palët shpallën fitoren në vitin 1812. U bë e qartë që e gjithë beteja u zhvillua midis një sërë deklaratash kontradiktore me njëri-tjetrin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Luftërat më të çuditshme të botës Empty
MesazhTitulli: Re: Luftërat më të çuditshme të botës   Luftërat më të çuditshme të botës EmptySat May 19, 2012 5:55 pm

kto nuk quhen luftera,por quhen zenka kalamajsh ca jan kto luftra kshu me
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Luftërat më të çuditshme të botës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) ARGËTIM DHE ZBAVITJE (¯`♥´¯) :: KURIOZITETE-
Kërce tek: