WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SHBA dhe BE mospajtime rreth Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

SHBA dhe BE mospajtime rreth Kosovës Empty
MesazhTitulli: SHBA dhe BE mospajtime rreth Kosovës   SHBA dhe BE mospajtime rreth Kosovës EmptyMon Jan 17, 2011 1:57 am

Londër, 17 janar – Pas raportit të Dick Martyt dhe zgjedhjeve problematike në Kosovë shtrohet çështja nëse fare do të fillojnë bisedimet Beograd-Prishtinë, i ka thënë BBC-së James Ker-Lindsay, nga Instituti Evropian pranë Universitetit londinez Lese.
Kaloi një muaj qysh se deputeti i KE-së, Dick Marty, publikoi raportin me akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçit, dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i apostrofuar ata për tregti me organe njerëzish të serbëve dhe shqiptarëve të rrëmbyer në Kosovë gjatë vitit 1999.
Pas reagimeve të para, të ashpra, sidomos të shtypit perëndimor, që shkroi për Kosovën si një shtet të krimit, e pastaj për demantet e Thaçit dhe kërcënimin me padi gjyqësore kundër diplomatit zviceran, shpirtrat sikur janë qetësuar deri diku. Dick Marty, siç është paraparë, më 25 janar do të paraqesë raportin e tij para deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të thotë mendimin e vet për të dhe eventualisht, të propozojë hapjen e hetimeve të plota.
Ka edhe paralajmërime se Parlamenti Evropian do të mund të emëronte një raportues special në lidhje me akuzat për tregti me organe njerëzore në Kosovë.
James Ker-Lindsay nga Instituti Evropian pranë Universitetit londinez Lese, i ka thënë BBC-së se gjatë muajve të shkuar ka mbizotëruar qëndrimi se akuza e Martyt janë aq serioze, sa duhet të mbështeten në fakte, përkatësisht në hetime.
Bashkëbiseduesi i BBC-së bën dallimin për mënyrën sesi u reagua ndaj raportit të Martyt në SHBA dhe BE – vendet udhëheqëse të Perëndimit që nga fillimi kanë përsëritur në kor se Kosovës duhet t’i jepet pavarësia, meqë ky është parakusht për stabilitet:
“Askush, ndërkaq, nuk ka dashur publikisht të pranojë se rreziku më i madh për stabilitetin kanë qenë në fakt kërcënimet e shqiptarëve të Kosovës se do t’i kthehen dhunës nëse nuk marrin pavarësinë. Një kohë të gjatë konsiderohej se Hashim Thaçi është personi me rëndësinë vendimtare për pengimin e një rebelimi të tillë. Tani, ndërkaq, evropianët kanë filluar të përqafojnë qëndrimin se Prishtina duhet të nisë të përmbushë ato standarde në të cilat insistohej para pavarësisë. Interesat amerikane në Kosovë dallohen nga ato evropiane – për evropianët me të vërtetë është e rëndësishme që Kosova të shndërrohet në shtet demokratik që respekton të drejtat njerëzore, ndërsa Washingtoni edhe më tutje insiston në stabilitetin”.
Ker-Lindsay thotë se për Serbinë është më së miri të heshtë dhe të lë Dick Martyn dhe instancat e tjera ndërkombëtare që përmes insistimit për hetime rreth akuzave kundër Thaçit, të dobësojë më tutje pozicionin e Kosovës para fillimit të bisedimeve të paralajmëruara Beograd-Prishtinë.
Disponimi ndër evropianë, sipas mendimit të tij, ka ndryshuar dhe kjo do të bëjë të mundshme Beogradit që me lehtë të përfitojë koncesione në çështjet siç janë Veriu i Kosovës, të drejtat e komunitetit serb dhe statusi i manastireve:
“Që të gjithë ishin përgatitur për fillimin e bisedimeve, me shpresën se këto do të mund të sillnin vullnet pak më të mirë në marrëdhëniet midis Beogradit e Prishtinës, pastaj do të hapeshin, t’i quajmë ashtu, çështjet statusore, dhe jo negociatat për vet statusin e Kosovës. Me fjalë të tjera, thelbi i negociatave do të ishte çështja se me çfarë çmimi do të ishte Prishtina e gatshme të paguajë që Beogradi të njohë Kosovën ose së paku t’ua lejojë vendeve të tjera ta njohin. Por, pas raportit të Martyt dhe zgjedhjeve problematike në Kosovë, çështje kryesore është se nëse dhe kur do të fillojnë fare ato bisedime”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
SHBA dhe BE mospajtime rreth Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KE i akordon Kosovës 63,9 milionë euro
» SHBA-ja: Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Thaçin
» SHBA, BE, OSBE: Të shpallen rezultatet zyrtare paraprake
» Dy kompani përplasen rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë
» Enver Zymberi - Hero i Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: