WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 TV News24 pretendon ta ketë fokusuar vrasjen para Kryeministrisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

TV News24 pretendon ta ketë fokusuar vrasjen para Kryeministrisë  Empty
MesazhTitulli: TV News24 pretendon ta ketë fokusuar vrasjen para Kryeministrisë    TV News24 pretendon ta ketë fokusuar vrasjen para Kryeministrisë  EmptySat Jan 22, 2011 12:17 am

TV News24 pretendon ta ketë fokusuar vrasjen para Kryeministrisë  2hs9hlt
Tiranë, 22 janar – Televizioni News24, i cili është në grup media me “Gazeta Shqiptare” dhe portalin Balkanweb, pretendon se ka fokusuar pamjen e vrasjes së njërit prej protestuesve para derës së Kryeministrisë. gjatë protestës së dhunshme anti-qeveritare të organizuar të premten nga PS-ja dhe disa parti tjera opozitare. “Nga mënyra se si ka rënë në tokë viktima, kuptohet se plumbi që i mori jetën të ketë ardhur nga brenda oborrit të kryeministrisë”, shkruan Balkanweb. Në vijim thuhet se kamera ka fokusuar momentin kur një ushtar i ulur në gjunjë, në krah të godinës së kryeministrisë, qëllon me automatik dhe një demonstrues bie në tokë mbrapsht. Burri bie në tokë pa ndenja dhe merret në krahë nga demonstruesit e tjerë. Viktima mendohet të jetë 42 vjeçari nga Gjirokastra Ziver Veizi. “Ndërkaq jo shumë metra larg tij, kamera e NEWS24 fokuson dhe një tjetër të ri të shtrirë buzë trotuarit, ndërsa të tjerët përpiqen të vijnë në ndihmë”, vijon shkrimi.
Tre të vdekur dhe 61 të plagosur rëndë është bilanci i përleshjeve të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Nga të plagosurit rëndë, por pa rrezik për jetën, janë 31 civilë dhe 27 policë. Mes të plagosurve është edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili ka marrë një plumb në krah.
Kryetari i PS-së, Edi Rama në reagimin e tij të katërt, në orën 01:00 pas mesnate, akuzoi drejtpërsëdrejti kryeministrin Berisha dhe i kërkoi kryeprokurores Ina Rama të zbardhë vrasjet dhe të vërë para drejtësisë autorët.
“Zonja Prokurore e Përgjithshme,Unë e akuzoj Sali Berishën si orkestruesin politik të kësaj kasaphane, po tani, pas provave, fakteve e grupfakteve që sapo pamë, po qe edhe disponojmë nga kjo ditë tragjike, unë akuzoj Lulëzim Bashën si njeriun që duhet të përgjigjet përpara ligjit për shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e tre njerëzve dhe ju kërkoj ta ndaloni menjëherë këtë vemje shoqërisht të rrezikshme”, ka deklaruar ai.
Ai ka paralajmëruar protesta të reja nga e diela, pas një ditë zie për tri viktimat e së premtes. Ai shtoi se në protestën e ardhshme do të qëndrojë vetë në krye të demonstratave e protestave që do të vijojnë pa pushim në të gjithë Shqipërinë.
Sipas agjencive botërore dhe transmetimeve direkte të televizioneve shqiptare, u pa qartë se në demonstratën e djeshme para Kryeministrisë, morën pjesë rreth 20 mijë demonstrues, mirëpo, Edi Rama përsëriti edhe një herë se “në demonstratë morën pjesë 250-300 mijë shqiptarë”.
“Saliu i koalicionit të Turpit, pati paturpësinë t’u lexojë shqiptarëve si ngjarje të ditës skenarin e vjetër të grushtit të shtetit të vitit 1998, kur me armë në dorë një turmë e armatosur zjarrvënësish të yshtur prej tij, iu turr godinave të ministrive, të Këshillit të Ministrave, të Radiotelevizionit Shqiptar”, tha Rama. Sipas tij, askush nga demonstruesit s’pati armë, asnjë ministri nuk u prek prej tyre. Rama e etiketoi “puçist, gangster, mafioz” kryeministrin e vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
TV News24 pretendon ta ketë fokusuar vrasjen para Kryeministrisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E gjeni dot kete ??
» Çarjet e para në LDK
» -jeta-ime-ne-kete-periudhe-ngjan-me...
» Andin dhe Noga thonë “Këtë natë”
» Nga fillimi i marsit nuk do të ketë telefonues “anonimë”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: