WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Këshilla për shfletim më të rehatshëm me Chrome

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Këshilla për shfletim më të rehatshëm me Chrome  Empty
MesazhTitulli: Këshilla për shfletim më të rehatshëm me Chrome    Këshilla për shfletim më të rehatshëm me Chrome  EmptySun Jan 23, 2011 12:27 am

Shfletuesi i vockël dhe pa pagesë nga kompania Google, fsheh shumë gjëra praktike të cilat nuk mund të vërehen qartazi. Nëse keni qenë të guximshëm dhe keni filluar ta përdorni, ua sjellim disa këshilla që prej tij të mund të nxirrni më të mirën.

Shfletuesi Chrome nga Google ka zgjuar shumë interesim qëkur është paraqitur, prandaj është rendi që të përshkruajmë disa nga opsionet e tij që nuk mund të vërehen edhe aq lehtë.

1. Me klik të djathtë në tastin për të kthyer në faqen e përparme, apo në tastin për të kaluar në atë të radhës, mund të gjeni listën e faqeve të cilat Chrome tanimë i ka hapur.

2. Tab-i i mbyllur gabimisht mund të hapet sërish saktësisht në faqen në të cilën ajo ka qenë e hapur. Mjafton të shtypni tastet Ctrl + Shift + T.

3. Me shënimin e shenjës '?' në dritaren për futjen e adresave të uebit hapet makina e paradefinuar e kërkimit, pas '?' nevojitet vetëm të shkruani fjalën të cilën doni ta kërkoni.

4. Shndërrimi i njësive nga sistemi amerikan apo britanik në ato metrike bëhet me shënimin e thjeshtë të atyre që dëshironi të llogarisni në dritaren për futjen e adresave, p.sh.: '5 inches to cm' dhe Google do të bëj konvertimin dhe do tu shfaqë rezultatin e duhur.

5. Hapësirat për komente në shumicën e faqeve të internetit nuk janë të mëdha, përderisa shkrimi i ndonjë komenti pak më të gjatë fsheh fillimin e tekstit. Chrome ofron mundësinë e rritjes së kornizës për tekst me tërheqjen e miut në fund të këndit të djathtë të kornizës.

6. Kur dëshironi që një tab hapni në dritare të re, nuk keni nevojë që faqen ta rihapni, mjafton që me metodën drag and drop të nxirrni tab-in nga vargu i tjerave dhe ai do të jetë në dritare të.

7. Edhe dosjen e të dhënave të shkarkura nga interneti është e mundur ta vendosni kudo në kompjuterin tuaj po ashtu me metodën drag and drop.

8. Shtimi i makinave shtesë të kërkimit në Chrome është jashtëzakonisht i thjeshtë. Mjafton që një herë të bëni kërkim në makinën tuaj të preferuar të kërkimit dhe, në kur të iu nevojitet po ajo makinë e kërkimit, filloni të shkruani URL-në e saj, e më pas do të paraqitet porosia e cila ju udhëzon të shtypni tab-in për të përdorur ato makina kërkimi. Në hapësirën për futjen e adresës së uebit do të ketë hapësirë për kërkim me makinën e preferuar të kërkimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
 
Këshilla për shfletim më të rehatshëm me Chrome
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 15 këshilla për orgazmën femërore
» 300 këshilla si të kujdeseni për të gjitha sëmundjet
» Disa keshilla te rendesishme per kuzhinen tuaj.
» Cortex: Shkëmbeni me shpejtësi nga Chrome në rrjetet sociale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: INFORMATIKË-
Kërce tek: