WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Baraybar: Marty ndërtoi tablonë e plotë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Baraybar: Marty ndërtoi tablonë e plotë  Empty
MesazhTitulli: Baraybar: Marty ndërtoi tablonë e plotë    Baraybar: Marty ndërtoi tablonë e plotë  EmptySun Jan 23, 2011 10:22 pm

Beograd, 24 janar – Ish forenziku i UNMIK-ut, Jose Pablo Baraybar, i cili hulumtoi “Shtëpinë e verdhë”, konsideron se raporti i Martyt ofron fakte të mjaftueshme për hapjen e hetimeve penale.
Baraybar i ka thënë “Veçernje Novosti” të Beogradit se të dhënat nga raporti i Dick Martyt përputhen me disa të dhëna të tij, të cilat i kishte gjetur derisa ishte në Kosovë.
“Në raportin e Dick Martyt ka mjaft fakte për hapjen e hetimeve penale, por tash ky është një raport preliminar”, ka thënë Baraybar.
“Ai do t’i prezantohet opinionit, por kompetentët duhet të jenë të motivuar për të hapur procedurë penale”, është shprehur Jose Pablo Baraybar.
Ai ka theksuar se të dhënat nga raporti i Martyt përputhen me disa të dhëna të tij, të cilat ky i ka gjetur derisa ishte në Kosovë.
“Më vjen posaçërisht mirë për një arsye, të cilën vazhdimisht e kam porositur, por askush nuk më ka dëgjuar – se në Kukës të Shqipërisë ka ekzistuar kampi. Për këtë kam folur haptas derisa kam qenë në Kosovë. Kjo është e vërteta, të cilën askush s’ma ka mbështetur”, ka thënë ai.
“E kam parë atë kamp, por njerëzit në Kosovë këtë e kanë mohuar. Një çështje tjetër janë varrezat në të cilat janë varrosur persona të paidentifikuar, që i përmend Dick Marty, dhe që ne i kemi gjetur në lokalitetin Bicaj në rrethin e Kukësit. Dhe kjo është po ashtu interesante”, ka thënë Baraybar.
“Thënë në përgjithësi, raporti i Martyt përmban shumë gjëra, të cilat ne i kemi dëgjuar dhe parë. Kjo nuk është diçka aq e re, por ajo që ka shkruar ai aty është shumë më e shprehur dhe më e ndërlidhur. Dikush, më në fund, i ka ndërlidhur faktet dhe ka ndërtuar gjithë tablonë. Kjo është shumë e rëndësishme”, përfundon ish-forenziku i UNMIK-ut në Kosovë, Jose Pablo Baraybar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Baraybar: Marty ndërtoi tablonë e plotë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Marty mbron UÇK-në, akuzon krerët e saj
» Anti-shqiptari Dick Marty
» Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë
» Familja Katuçi: Marty tentoi të hidhte eshtra në "Shtëpinë e Verdhë"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: