WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “The Guardian”për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

“The Guardian”për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit në Kosovë Empty
MesazhTitulli: “The Guardian”për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit në Kosovë   “The Guardian”për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit në Kosovë EmptyMon Jan 24, 2011 8:02 pm

“The Guardian”për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit në Kosovë 16091rn
Londër, 24 janar - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është vënë sërish në fokus të gazetës britanike, “The Guardian”. Gazeta, tekstin e së cilës e transmeton KTV-ja, thotë se ka siguruar dokumente të NATO-s, që e përshkruajnë Thaçin si “peshkun e madh” të krimit të organizuar në Kosovë. Aty thuhet se qeveritë perëndimore për shumë vjet kanë qenë në dijeni të lidhjeve të tij kriminale.
Dokumentet e nënshkruara si USA KFOR japin detaje për rrjetet e krimit të organizuar në Kosovë bazuar në raporte të agjencive perëndimore të inteligjencës dhe spiunëve në terren.
NATO-ja ka thënë në një deklaratë sonte se po bën hetim të brendshëm për mënyrën se si dolën këto dokumente të rëndësishme në publik.
Aty pos Thaçit përmendet edhe Xhavit Haliti, aleat i fortë i tij. Sipas “Guardian”-it Haliti bartë vazhdimisht një pistoletë 9mm prodhim çek dhe e kontrollon në masë të madhe kryeministrin.
Haliti, sipas dokumenteve ka lidhje të forta me mafian shqiptare dhe me shërbimin sekret SHIK. Raportet sugjerojnë se Haliti ishte në krye të një fondi për luftën në fund të viteve 90, duke përfituar personalisht para nga ky fond. “Si rezultat ai i hyri me të madhe krimit të organizuar”, shkruhet në raport.

Gjithashtu, Haliti thuhet së është i përfshirë në prostitucion, tregti armësh, droge dhe ka lidhje me vrasjet dhe frikësimet e kundërshtarëve politikë.
Haliti ka udhëtuar për në Strasbourg kur pritet të diskutohet raporti i Marty-t që përshinë emrin e tij.
Një zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, duke folur për “Guardian”in ka hedhur poshtë raportet.
“Këto janë akuza që kanë qarkulluar për një dekadë dhe së fundi të recikluara në raportin e Dick Marty-t. Ato janë të bazuara në thashetheme dhe në raporte false të inteligjencës serbe. Kryeministri, gjithsesi ka kërkuar hetime të EULEX-it dhe vazhdimisht ka dhënë përkushtimin e tij për bashkëpunim me autoritetet ligjore, për këto akuza skandaloze”, ka thënë zëdhënësi.
Po e njëjta gazetë ka raportuar e para për raportin e Dick Marty-t që e përshkruante Thaçin si udhëheqës i mafias dhe përgjegjës për trafikim me organe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
“The Guardian”për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuçi: Do t’i padisim Martyn dhe gazetën “The Guardian”
» “Kam gjoksin më të madh në botë dhe ende po rritet”
» Pacolli mohon koalicionin me Thaçin
» SHBA-ja: Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Thaçin
» Krasniqi mund ta mandatojë Thaçin për kryeministër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: