WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Përmirësoni menjëherë këtë veçori të llogarisë suaj në Facebook!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Përmirësoni menjëherë këtë veçori të llogarisë suaj në Facebook!  Empty
MesazhTitulli: Përmirësoni menjëherë këtë veçori të llogarisë suaj në Facebook!    Përmirësoni menjëherë këtë veçori të llogarisë suaj në Facebook!  EmptySat Jan 29, 2011 9:26 pm

Përmirësoni menjëherë këtë veçori të llogarisë suaj në Facebook!  2n0pv69

Facebook më në fund ofroi një zgjidhje sesi të parandaloni qasjen e parregullt të dikujt tjetër në llogarinë tuaj gjersa ju po shfrytëzoni një wireless që nuk ka masa sigurie, siç është një fjalëkalim.

Facebook më në fund ka ofruar një opsion për përdorimin e protokollit të enkriptuar HTTPS, një veçori që do të filloj të vihet në funksion qysh prej ditës së sotme por nuk do të finalizohet edhe gjatë javëve në vazhdim. Nëse ju lexues të PCWorld Albanian e shihni këtë opsion, vëreni në funksion menjëherë! Ndikimi në performancë është shumë i vogël – Gmail, që njihet për shpejtësinë e tij, përdor HTTPS për çdo gjë – ndërsa rëndësia e tij është se llogaria juaj në Facebook është e sigurt nga hajdutët që shfrytëzojnë një rrjet wireless pa fjalëkalim apo me siguri të dobët.

Keni kujdes edhe ju përdorues të Facebook në Kosovë sepse shpesh po ndodh të hasim në pika wireless të cilat kanë një fjalëkalim shumë të lehtë apo nuk kanë fjalëkalim fare. Kjo gjë mund të keqpërdoret me lehtësi nga kushdo që ka pak njohuri të kompjuterit, duke shfrytëzuar një shtojcë për shfletues të internetit që quhet FireSheep.

Normalisht, Facebook dërgon kredencialet tuaja të qasjes në shesh pa ndonjë lloj enkriptimi. Kalimi në HTTPS është i rëndësishëm sepse siç e thamë shtojca Firesheep e ka bërë jashtëzakonisht të lehtë për këdo, që shfrytëzon të njëjtin rrjet wireless pa fjalëkalim sikur ju (në kafene apo konferenca), që të shikojë kredencialet tuaja dhe të qaset me lehtësi në llogarinë tuaj. Një bloger në një Starbuck Caffe në Nju Jork ishte në gjendje të vjedh 20 deri në 40 identitete të Facebook për më pak se gjysmë ore. HTTPS zgjidh këtë problem duke enkriptuar cookies të kyçjes suaj dhe të dhënat tjerat; në fakt zbuluesi i Firesheep e ka krijuar softuerin që të inkurajojë kompanitë si Facebook që më në fund të kyçin si duhet sistemet e tyre.
Juve ju këshillojmë që pasi të kyçeni në Facebook të kërkoni për HTTPS duke shkuar tek “Account Settings” (Karakteristikat e llogarisë), pastaj tek “Account Security” (Siguria e llogarisë) dhe më pas duke kërkuar pjesën “Secure Browsing” – kuptohet nëse e gjeni. Unë gjersa po shkruaja këtë artikull nuk e gjeta këtë veçori të sigurisë, por padyshim ajo do të jetë e pranishme edhe në llogarinë time e gjithashtu edhe në llogarinë tuaj gjatë ditës së sotme, sepse kështu edhe e ka konfirmuar Facebook.

Realisht HTTPS nuk do të duhej të ishte veçori opsionale por veçori automatike për të gjithë përdoruesit e Facebook, të cilët tani e tutje do të duhet të futen në labirintin e menyve për ta gjetur atë. Shpresojmë se HTTPS do të bëhet veçori e menjëhershme e aktivizuar për të gjitha llogaritë, për shkak të asaj që njerëzit nuk kanë vetëm fotografi intime në këtë rrjet social por edhe kredenciale në ueb faqe tjera, por duke pasur parasysh natyrën e Facebook për kësi çështje, përdoruesit e Facebook është më mirë të reagojnë vet sesa të presin që ky rrjet të implementojë masa të duhura të sigurisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Përmirësoni menjëherë këtë veçori të llogarisë suaj në Facebook!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E gjeni dot kete ??
» Facebook Phone del së shpejti?
» -jeta-ime-ne-kete-periudhe-ngjan-me...
» Facebook dhe Twitter e dinë çka bëjmë online?
» Nga fillimi i marsit nuk do të ketë telefonues “anonimë”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: TË REJAT E TEKNOLOGJISË-
Kërce tek: