WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vërmica si ndëshkim për të shkuar në Shqipëri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Vërmica si ndëshkim për të shkuar në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Vërmica si ndëshkim për të shkuar në Shqipëri   Vërmica si ndëshkim për të shkuar në Shqipëri EmptyMon Jan 31, 2011 8:36 pm

Vërmica si ndëshkim për të shkuar në Shqipëri Adkivk

Vërmicë, Prizren, 31 janar – Vëzhgimi në vendin e ngjarjes javën e kaluar dëshmonte se për ta kaluar pjesën e Kosovës dhe për të dalë në pjesën e Shqipërisë automjetet duhej të prisnin deri në njëzet e pesë minuta, ndërsa në pjesën e Shqipërisë nuk prisnin më shumë se 7-8 minuta. Po ashtu, ata që hynin nga Shqipëria në Kosovë prisnin më pak se dhjetë minuta në pjesën e Shqipërisë dhe mbi njëzet minuta në pjesën e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës dhe të Shqipërisë që kalojnë në vendkalimin kufitar të Vërmicës e konsiderojnë si ndëshkim nga autoritetet kosovare detyrimin për pritje të gjata.
Për shkak të skadimit të marrëveshjes me autoritetet e Shqipërisë për aplikimin e kontrollit kufitar hyrje – hyrje, që aplikohej gjatë ditëve të verës, shpeshherë krijohen tollovi para sporteleve të kalimit kufitar. Përderisa udhëtarët ankohen për pritjet, zyrtarët e Policisë kufitare thonë se janë të obliguar t’i zbatojnë standardet e kontrollit kufitar.
Kur krijohen radhët e gjata të pritjes, gjithnjë ka të tillë që synojnë t’i bishtnojnë pritjes.
I tillë është shoferi i fugonit me targa të Kukësit, i cili i shmanget radhës. Në momentin që i afrohet sportelit ai ballafaqohet me policin kufitar, i cili me britmë e urdhëron që të kthehet pas në kolonë. Shoferi që nuk dëshiron t’i përmendet emri në gazetë, pasi kthehet në fund të radhës tregon se nxitimi i tij lidhet me profesionin që ushtron. “Ngutem që ta bëj edhe ndonjë tur gjatë ditës”, ka thënë ai.
Fehmi Ibra nga Gjakova thotë se kalon shpesh nëpër këtë pikë dhe se tollovia shkaktohet varësisht prej ditëve të javës.
“Gjatë vikendit ka më shumë vetura”, thotë ai.
Ndërkohë bashkudhëtari i tij, Ismail Haxhiaj nga Tropoja, tërheq vërejtjen në një dukuri që, sipas tij, haset shpesh në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.
“E shikon, vetëm një sportel punon. Pse nuk shërbejnë të dyja sportelet, prandaj krijohet tollovia”, thotë Haxhiaj.
Ndërkaq një tjetër shofer nga Mitrovica, që jeton në Londër, thotë se të dyja shtetet duhet të gjejnë një zgjidhje që do t’ua lehtësonte udhëtimin shtetasve të tyre.
“Jemi një komb, prandaj duhen eliminuar procedurat e tepërta, në mënyrë që shtetasit e të dyja vendeve të mos maltretohen”, ka thënë F. H.
Ndryshe prej tyre taksisti Ilir Muja nga Kukësi për çdo ditë kalon së paku dy herë nëpër këtë pikëkalim kufitar, duke bartur klientë nga Prizreni në Kukës e anasjelltas. Në bazë të përvojës së tij, ditët më të sikletshme janë ato të fundjavës.
“Zakonisht të premten, të shtunën e të dielën krijohet kallaballëku më i madh, pasi edhe nga Kosova shkojnë në Shqipëri, por edhe andej vijnë shumë”, thotë Muja.
Sipas tij, përjashtim bëjnë ditët e festave dhe koha e kthimit të mërgimtarëve në vendlindje, kur për të kaluar kufirin duhet pritur madje edhe për orë të tëra.
“Kur ka festa e kthehen kurbetçinjtë, por edhe për verë, s’di ç’them. Nuk kalohet dot. Në ato ditë është më mirë mos me pas kufi hiç”, ka deklaruar taksisti shqiptar.
Në të njëjtën kohë Muja shpreh bindjen se autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë duhet ta përtërijnë marrëveshjen e zbatuar gjatë verës, kur regjistrimi i kalimtarëve është bërë vetëm në njërën anë dhe më pas ato të dhëna janë shkëmbyer mes policive përkatëse. “Ndryshe pritjet gjatë vikendit e festave do të jenë të gjata, sepse pikëkalimi nuk ka kapacitet të madh. Janë vetëm dy sportele, nuk ka hapësirë”, pohon Muja.
Pritjet e gjata në Vërmicë në disa raste kanë irrituar Afrim Nokën nga rrethi i Kukësit. Prandaj në të shumtën e rasteve ai mundohet t’i shmanget kësaj pike, duke përdorur pikëkalimin në Glloboçicë të Dragashit, me ç’rast edhe viziton miqtë në këtë komunë. “Andej është më lehtë për të kaluar. Nuk ka shumë kalimtarë, prandaj dhe e përdor më shpesh atë pikë”, është shprehur Noka.
Përpjekja alternative e Nokës nuk është shembull që ndiqet nga të gjithë, për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Prandaj dhe pikëkalimi në Vërmicë mbetet zgjidhja më e shpeshtë për qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria, gjë që krijon ngarkesa në periudha të ndryshme të vitit.
Madje tollovia ishte bërë shkas që muaj më parë të plaste edhe një incident diplomatik në këtë pikëkalim kufitar.
Komandanti i pikës së kalimit kufitar në Vërmicë, Qamil Kroni,
shpreh bindjen se pritjet nuk janë të gjata, me përjashtim të rasteve kur ka fluks të madh udhëtarësh në të dyja anët e kufirit.
“Pritja maksimale është 20 minuta në ditët kur ka ngarkesë, ndërsa ditëve të tjera është 5 minuta”, deklaron Kroni.
Sipas tij, fluksi më i madh shkaktohet gjatë periudhave të kthimit të mërgimtarëve, për çka ky stacion harton planin operativ dhe mobilizon personelin e sportelet, me qëllim të evitimit të radhëve të automjeteve.
“Ky angazhim zbatohet edhe ditëve të vikendit, kur ka më shumë automjete”, bën të ditur ai.
Madje Kroni tregon se si në raste të caktuara në bazë të kompetencave ka urdhëruar edhe thjeshtimin e procedurave të kalimit të kufirit, vetëm e vetëm për të zvogëluar radhët e pritjes.
“Nuk ka zyrtarë që dëshiron t’i maltretojë udhëtarët. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar”, është shprehur ai.
Në bazë të statistikave, nga 1 deri më 15 janar të këtij viti nëpër Vërmicë kanë kaluar 75 mijë persona, apo në mesatare 5 mijë persona në ditë, derisa numri i veturave është mbi 28 mijë sosh.
“Fluksi më i madh është në dalje me diku 50 mijë persona dhe 25 mijë hyrje. Kjo kryesisht për shkak të kthimit të bashkatdhetarëve nga Kosova në Perëndim”, thotë Kroni.
Ai e pranon se këto shifra janë tregues se madhësia e këtij pikëkalimi kufitar është e kufizuar.
“Duhet thënë se Vërmica i ka specifikat e veçanta, pra janë vetëm dy korsi... Shpresojmë se me përfundimin e autostradës do të zgjerohet edhe ky pikëkalim në mënyrë që të kemi më shumë korsi dhe më shumë kabina”, është shprehur zyrtari policor.
Ndërsa udhëheqësi i degës doganore në Vërmicë, Roland Frrokaj, ka bërë të ditur se pas heqjes së kontrollit hyrje-hyrje, që aplikohej gjatë muajve të verës, sistemi i regjistrimit të gjithë atyre që kalojnë nëpër pikën kufitare ka sjellë në shkaktimin e radhëve.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe ministri në largim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili ka sugjeruar që sqarimet më të hollësishme të merren nga zyrtarët e Policisë kufitare.
Udhëheqësi i këtij sektori, Shaban Gruda, përmes postës elektronike ka deklaruar se nuk ka radhë të veturave në pikëkalimin e Vërmicës. Sipas tij, pritjet e udhëtarëve janë brenda limiteve të pranueshme kohore.
“Standardet e kontrollit kufitar kërkojnë regjistrimin e të gjithë pasagjerëve, veturave dhe mjeteve të cilat ata i kanë në posedim gjatë kalimit të kufirit”, ka thënë Gruda.
Mirëpo, udhëtarët që presin në radhë nuk janë të të njëjtit mendim me të.
Udhëheqësi i sektorit, Shaban Gruda, thotë se marrëveshja me Republikën e Shqipërisë për aplikimin e sistemit të menaxhimit të integruar të kontrollit kufitar në këtë pikëkalim, respektivisht aplikimi i kontrollit kufitar hyrje - hyrje ka qenë valid vetëm gjatë sezonit veror.
Sipas kreut të Policisë kufitare të Kosovës, janë duke u bërë përpjekje që këso lloj marrëveshjesh të nënshkruhen sërish me autoritetet e Shqipërisë.
“Tani jemi në proces të nënshkrimit të marrëveshjeve dhe protokolleve për një menaxhim të integruar të kontrollit kufitar, jo vetëm në këtë pikë të kalimit të kufirit, por edhe në pikat e tjera të kalimit të kufirit me Republikën e Shqipërisë”, ka përfunduar Gruda
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Vërmica si ndëshkim për të shkuar në Shqipëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në Shqipëri 1 ndër 3 gra dhunohet
» Sonte Argjentinë-Shqipëri!
» Akuza të marra, kurrë s’kam qenë në Shqipëri
» Tiranë, 8 në pranga, shitnin biletat Francë-Shqipëri me trefishin e vlerës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: