WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nën ujë 14130 hektarë dhe 2580 shtëpi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Nën ujë 14130 hektarë dhe 2580 shtëpi Empty
MesazhTitulli: Nën ujë 14130 hektarë dhe 2580 shtëpi   Nën ujë 14130 hektarë dhe 2580 shtëpi EmptyMon Dec 06, 2010 12:33 am

Shkodër, 6 dhjetor - Në zonën e Shkodrës vazhdon të mbetet gjendja e jashtëzakonshme ,e krijuar nga përmbytjet. Ndonëse moti është përmirësuar paksa dhe nuk ka reshje të shirave nuk mund të flitet për përmirësim të situatës. Në 6 lagje të Shkodrës situata prej ditësh mbetet e njëjtë. Shifrat e Shtabit të Emergjencave të publikuara mbrëmë informonin për shtim të sipërfaqes së tokës së përmbytur. Tashmë janë 14130 hektarë tokë dhe 2580 shtëpi të përmbytura, njofton Balkanweb.
Në Torovicë argjinatura që ndan rrethin e Lezhës me atë të Shkodrës, për momentin nuk përbën rrezik. Punimet e shumta përforcuese të argjinaturës si dhe ndërprerja së përkohëshme e rreshjeve të shiut kanë bërë që gjendja e argjinaturës, krahasuar me ditët e mëparshme po shkon drejt normalitetit.

Për shkak të reshjeve intensive të shiut si dhe prurjeve të mëdha të ujërave edhe për shkak të shkarkimeve nga hidrocentralet mbi lumin Drin, prej katër ditësh kjo argjinaturë rrezikonte shpërthimin, çka do të sillte përmbytje dhe pasoja të pallogaritëshme edhe në zonën e Lezhës.
Prurjet e mëdha të ujërave në gjithë zonën e Nënshkodrës bënë që uji në argjinaturën e Torovicës të arrinte në lartësinë 4-5 metra, duke përbërë kërcënim për argjinaturën, e cila shtrihet në një gjatësi deri në 2.5 km.

Në komunat e Nënshkodrës situata vazhdon të mbetet kritike. Pesë komuna, Dajci, Ana e Malit, Velipoja, Oboti janë të izoluara sikur të ishin ishuj, dhe i vetmi kontakt me ta mbetet ajri, apo lëvizja me varka.
Situata më alarmante mbetet komuna e Dajcit pasi shumë persona nuk kanë pranuar të evakuohen dhe rreziku vazhdon të bëhet edhe më i pranishëm.
Kanë mbërritur sot në mëngjes në portin e Durrësit ndihmat e shtetit fqinj, Itali, për banorët e qarkut të Shkodrës të cilët prej ditësh jetojnë mes ujit. Rreth 5 kamionë me ndihma, me veshmbathje, dhe ushqime do të dërgohen drejt Shkodrës për banorët e izoluar nga uji. Në portin e Durrësit ishte i pranishëm dhe ambasadori i Italisë Sabah D`Elia. Ndihmat do të transportohen me anije dhe gomone nga porti i Shëngjinit drejt komunës së Velipojës, e cila është totalisht e izoluar dhe komunikimi me të mund të bëhet vetëm anije apo me helikopter

Banesat e rrethuara nga uji kanë shkuar në 4610 të tilla. Gjatë gjithë ditës së djeshme ka vijuar operacioni për evakuimin me helikopter të banorëve që ndodhen në zonat e izoluara nga uji. Po ashtu edhe shpërndarja e ndihmave për ata banorë që ende qëndrojnë në shtëpitë e tyre në zonat e izoluara dhe nuk pranojnë të evakuohen ka vijuar nga ajri, falë dhe ndihmës që vendet e NATO-s i kanë ofruar Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Nën ujë 14130 hektarë dhe 2580 shtëpi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkon në një shtëpi publike, gjen gruan e vet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: