WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën...

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues
@Nora@


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën... Empty
MesazhTitulli: Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën...   Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën... EmptyFri Feb 11, 2011 12:27 am


Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet gjatë natës. Punimet që filluan mbrëmë rreth orës 20 e 30 minuta nga rreth 100 punëtorë të sjellë nga Manastiri kanë shkaktuar reagime të ashpra nga qytetarët shqiptarë të cilat kanë ndërhyrë për të penguar ngritjen e këtij objekti të kontestuar. Qytetarët të mbledhur në mënyrë spontane kanë rrënuar muret e objektit dhe pajisjet për ndërtim. Në vendin e ngjarjes ishte edhe ekipi i televizionit Alsat-M, por askush nga punëtorët nuk u prononcuar se me urdhër të kujt kanë filluar punimet. Në Kala kanë shkuar edhe përfaqësues të lartë të BDI-së, Ministra, deputetë dhe zyrtarë tjerë qeveritar. Ata deklaruan për Alsat M se me të gjitha format e mundshme do të pamundësojnë punimet. Ndryshe paraprakisht pas publikimit të lajmit se në kala po ndërtohet kishë dhe reagimeve të opinionit BDI dhe partneri i saj i koalicionit qeveritarë deklaruan se punimet do të ndërpriten dhe në kala nuk do të ndërtohet deri në qartësimin e situatës. Por fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Më i thirruri për të shpjeguar këtë situatë sigurisht se është VMRO-DPMNE-ja dhe Pasko Kuzman, njeriu i cili ka iniciuar ndërtimin e këtij objekti në Kala të Shkupit. Ndërkohë Izet Mexhiti, ishte në vend ngjarje bashkë me ministrin e shëndetësisë Bujar Osmani, zv/ ministrin e brendshëm Xhevat Buçi, dhe disa deputetë të rrethit të Shkupit. “Pas orës 10 të mbrëmjes në mënyrë të fshehtë duke menduar se nuk do të zbulohen kanë ardhur të punojnë. Ne erdhëm në vendin e ngjarjes i gjetëm punëtorët duke punuar edhe momentin e parë ne erdhëm këtu për të dhënë mundësinë, hapësirën që të gjendet zgjidhje që të reflekton historinë e Kalasë, historinë e gjitha periudhave mirëpo këtë hapësirë dikush u mundu ta keqpërdorë dhe ne këtu jemi sonte të tregojmë se nuk lejojmë askënd të vepron në atë mënyrë, ne jemi këtu dhe do ti përgjigjemi në çdo moment ajo që ka reflektuar tek popullata” tha Izet mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Alsat-m

[img]Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën... Kishakala[/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën... Empty
MesazhTitulli: Re: Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën...   Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën... EmptySat Feb 12, 2011 8:58 pm

Kisha në Kala tensionon marrëdhëniet ndëretnike

Në Maqedoni janë tensionuar marrëdhëniet ndëretnike, pasi autoritetet maqedonase kanë tentuar që tinëzisht gjatë natës të kryejnë punime për ndërtimin e një kishe ortodokse në Kalanë e Shkupit. Pasi ditën punimet ishin ndërprerë me urdhër të ministrisë ato vazhdonin natën.

Kjo nxiti dhe shqetësimin e qytetarëve shqiptarë, të cilët mbrëmjen e së enjtes rrënuan muret e objektit të ndërtuar. Në tërë këtë situatë ka ndërhyrë policia, ndërsa janë provokuar reagime të ashpra të liderëve shtetërorë e politikë të Maqedonisë. Me këtë rast, është shmangur një incident, i cili mund të kishte pasoja serioze për të ardhmen e Maqedonisë.

PDSH akuzon BDI në qeveri, ndërkohë që ka reaguar dhe kryeministri Gruevski, i cili ka thënë se “si një politikan, nuk do të lejojë që kjo situatë të ndikojë në marrëdhëniet ndëretnike dhe nuk do të lejojë që ndokush ta keqpërdorë për qëllime të veta dhe të krijojë skenar”.

Incidenti në Kalanë e Shkupit është diskutuar sot dhe në takimin mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe kreut të Demokracisë së Re, Imer Selmani. Agjencia Ina informon se Selmani i ka shprehur të gjitha shqetësimet kreut të BDI-së lidhur me veprimet dhe skenarët e Qeverisë, si ai i ndërtimit të fshehtë të kishës në Kalanë e Shkupit. Selmani gjithashtu ka përsëritur nevojën e shpalljes urgjente të zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë lëvizja qytetare Zgjohu të dielën do të mbajë protestë në shenjë kundërshtimi kundër ndërtimit të kishës ortodokse në lokalitetin e Kalasë së Shkupit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Reagime pas incidentit në Kalanë e Shkupit
» Naten e mire....
» Delijorgji: Nuk kisha dijeni për demontimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) BOTA SHPIRTËRORE (¯`♥´¯) :: KOMUNITETI KATOLIK-
Kërce tek: