WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Boks – Krasniqi anulon meçin me Banksin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues
@Nora@


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

Boks – Krasniqi anulon meçin me Banksin  Empty
MesazhTitulli: Boks – Krasniqi anulon meçin me Banksin    Boks – Krasniqi anulon meçin me Banksin  EmptyFri Feb 25, 2011 10:15 am

Rottweil, 19 shkurt - Boksieri kosovar Luan Krasniqi ka anuluar meçin me amerikanin Johnathon Banks, që është dashur të zhvillohej më 26 shkurt në Ludwigsburg të Gjermanisë. Krasniqi 39-vjeçar ka hequr dorë nga meçi kualifikues për titull të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, për shkak të një ftohjeje që ka pësuar së fundi. Këtë e kanë bërë të ditur të shtunën mbrëma mediumet gjermane.
Krasniqi është dashur që më 26 shkurt t'i kthehet ringut pas më shumë se dy vite pushim. Fituesi i këtij meçi është dashur të përballej me njërin nga vëllezërit Klitschko për titull të botës.
"Jam shumë i dëshpëruar dhe assesi nuk po mund të pajtohem me këtë. Më vjen keq sidomos për tifozët e mi, por nuk është e mundur që unë të luftoj javën tjetër", ka thënë Krasniqi për televizionin gjerman RTL. Sipas këtij mediumi, Krasniqi është duke u shëruar me antibiotikë. Televizioni gjerman ka raportuar se nuk dihet ende nëse do të caktohet ndonjë termin i ri për zhvillimin e meçit në mes Krasniqit dhe Banksit.
Krasniqi meçin e fundit e ka zhvilluar më 15 nëntor të vitit 2008 kur u mposht nga Alexander Dimitrenko.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Boks – Krasniqi anulon meçin me Banksin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krasniqi mund ta mandatojë Thaçin për kryeministër
» Krasniqi e Thaçi urojnë homologët e tyre shqiptarë
» Haxhi Krasniqi fiton rastin për titull bote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: SPORTE TJERA-
Kërce tek: