Romë, 10 prill – Si të quhet lojtari, i cili gjatë ndeshjes ka 94 për qind të asistove të sakta, i cili nga 123 topa 116 syresh iu pason në këmbët e bashkëlojtarëve të tij? Robot, jashtëtokësor apo thjesht – Xavi?
Duke shikuar statistikat e ndeshjes së parë gjysmëfinale ndërmjet Barcelonës dhe Shakhtarit, njeriu duhet t’i fërkojë sytë dhe të pickojë veten për tu bindur se nuk është duke parë ëndrra.
Xavi 116 pasime të sakta nga gjithsej 123 pasime – 94 për qind, Iniesta 53 pasime të sakta – 95 posto, Keita 48 të sakta – 96 posto, Pedro 21 të sakta nga 21 pasime – 100 për qind!
Xavi Hernandez, motor i ekipit të Barcelonës ka pasur gjithsej nëntë pasime më pak sesa të gjithë (pesë) mesfushorët e ekipit ukrainas së bashku (123 ndaj132). Dhe, siç mund të supozohet, numri i pasimeve të tij të sakta është më i madh sesa i pasimeve të sakta të pesë mesfushorëve të Shakhtarit (Willian, Jadson, Douglas Costa, Hübschman dhe Mitarjan, të cilët bashkërisht kanë arritur vetëm 102 herë gjatë ndeshjes të pasojnë saktë).
Lojtari me famë i Romës dhe i Kombëtares italiane, Francesco Totti thotë:
“Barça luan si askush në histori. Nuk mund t’i bëjnë asgjë as tre Real Madrida”, transmeton javorja kroate Max fjalët e Tottit