Mondi Bordidrejtues
Anëtarësuar : 26/11/2010 Postime : 3474 Vendodhja : Always where I need to be...:) Mosha : 39
| Titulli: Ardian Bujupi, ylli i ri i Gjermanisë Thu Apr 28, 2011 8:38 pm | |
| Berlin, 27 prill - Ardian Bujupi, 18-vjeçari nga Kosova, pritet të shpallet fitues në spektaklin e njohur “Gjermania kërkon një yll”. Edhe pse gara finale është më 7 maj, gazeta “Bild” thotë se shanset për të fituar i ka Bujupi, kosovari simpatik. Nga gara në garë, ai po rritet ndjeshëm dhe shanset janë që të fitojë në fund pasi ka fituar shumë pikë sidomos mes grave të moshuara, transmeton Vipat. Historia e Bujupit gjithashtu ka prekur shumë gjermanët. Ardiani thotë se fëmijëria e tij ka qenë shumë e vështirë. Ai bashkë me nënën duhej të arratisej nga Kosova. Ardiani jetonte në Prishtinë në kohën kur Kosova ishte pjesë e Serbisë. Babai i tij ishte drejtues në universitet dhe ishte këshilluar nga një afërm të arratisej, pasi ishte në listën e zezë të shërbimeve sekrete serbe. Babai i arratisur dhe Ardiani, që në atë kohë ishte 1 vjeç, dhe nëna shtatzënë mbetën pas. Vetëm pas lindjes, ata u arratisën nga Kosova drejt Gjermanisë. | |
|