WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! Empty
MesazhTitulli: Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar!   Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! EmptyMon May 09, 2011 2:30 am

Para disa kohësh Google doli në çdo faqe të parë të lajmeve për faktin që hackers Kinezë penetruan disa nga shërbimet e saj si, Gmail, në një tentativë politike të Kinës për të mbledhur informacione mbi disidentët! Lajmi sidoqoftë nuk është ai i tentativës së sofistikuar (të sukseshme apo jo?) por ai që pikërisht qeveria Amerikane i kishte ndihmuar vete pa dijeninë e saj.
Duke dashur të bashkëpunojë me mandatet e qeverisë, mbi mbledhjen e të dhënave të përdoruesve të tij, Google kishte krijuar një backdoor (derë të pasme) tek llogaritë e Gmail. Kjo mundësi ishte ajo që u shfrytezua dhe nga hackerët Kinezë për të patur akses.
Sistemi i Google (apo propozimi i AKEP) nuk është i vetëm. Qeveri të ndryshme perëndimore, Suedia, Kanadaja, UK, po tentojnë të aprovojnë ligje të cilat ju japin fuqi të plota mbi survejimin e Internetit, në raste të ndryshme duke ju kërkuar kompanive të ridizanjojnë edhe produktet apo shërbimet që shesin.
Shumë të tjerë po kalojnë dhe ligje mbi “ruajtjen e të dhënave” të klientëve të tyre. Në Amerikë ligji i 1994 (Presidenca Klinton) Communications Assistance for Law Enforcement Act ju kërkonte kompanive telefonike të lehtësonin përgjimin nga ana e FBI, që nga 2001, NSA ka ndërtuar sisteme të ndryshme survejimi me ndihmën e po këtyre kompanive.
Problemi është se sisteme të tilla ftojnë në keqpërdorim, kriminelë që bëjnë për vete këtë sasi të dhënash, abuzim qeveritar apo aplikim i tyre sipas dëshirës së autoritetit. Siç dihet FBI shumë herë ka përgjuar telefonat e Amerikanëve në mënyrë të jashtëligjshme, nën pretekstin e luftës ndaj terrorizmit, 3500 herë nga 2002 deri me 2006 pa një mandat. Survejimi dhe kontrolli i të dhënave në Internet nuk do jetë aspak ndryshe.
Abuzimi zyrtar është shumë i keq, por ajo që duhet të na shqetësojë nuk është vetëm ai zyrtari po edhe ai jo-zyrtar. Çdo sistem survejimi apo kontrolli duhet të sigurohet gjithashtu. Një infrastrukturë survejimi dhe kontrolli domosdo kërkon që edhe për vete të ketë survejim dhe kontroll, të dyja, nga njerëz që dihen dhe nga ata që nuk dihen (hackerët kinezë?).
Hackerët Kinezë shfrytëzuan sistemin që Google kishte ndërtuar për të ju bindur urdhërave të përgjimit nga qeveria Amerikane. Rasti i fundit i Sony me humbjen e informacionit të perdoruesve të tij na tregon shumë qartë që nuk janë vetëm “zyrtarët” të aftë për të mbledhur të dhëna nga Interneti apo për të përgjuar bisedat private të përdoruesve të Internetit, madje duhet preçizuar që ata “jo zyrtarët” shpeshherë për të mos thënë gjithmonë, janë më efikasë se “zyrtarët”.
AKEP kërkon të aprovojë një rregullore e cila kërkon që të ngrejë një infrastrukturë që lejon survejimin e telefonatave të ndryshme dhe e-maileve të shkëmbyera nga shtetasit Shqiptarë. Rasti i NSA, të cilët kanë kohë që e kanë aprovuar këtë metodë pas 11 shtatorit, na kujton metodën e tyre, duke mbledhur më shumë të dhëna se sa ju lejohej dhe duke përdorur sistemin për të përgjuar gratë, të dashurat apo zyrtarët si presidentin Klinton.
Por ai i mësipermi nuk është keqperdorimi më serioz i infrastruktuarve të survejimit të telekomunikacionit. Në Greqi, midis Qershorit të 2004 dhe Marsit të 2005, dikush përgjoi dhe regjistroi më shumë se 100 telefonë celularë të cilët ju përkisnin anëtarëve të qeverisë Greke: Kryeministrit, Ministrit të mbrojtjes, punëve të jashtme dhe drejtësisë.
Ericsson ndërtoi këtë kapacitet regjistrimi në produktet e Vodafone, kapacitet i cili aktivizohej vetëm nga qeveritë që bënin kërkesën. Greqia nuk ishte një nga këto qeveri, por dikush që akoma nuk dihet — Ndoshta rival politik? Krimi i organizuar? Shërbimet e spiunazhit të huaj? — gjeti mënyrën si ta aktivizonte këtë opsion!
Infrastrukturat e survejimit mund të eksportohen, të cilat shtojnë më shume atë mendimin e totalitarizmit rreth e përçark globit. Kompani të ndryshme perëndimore si Siemens dhe Nokia kanë ndërtuar sistemin e survejimit të Iranit. Kompani të ndryshme Amerikane kanë ndihmuar në ndërtimin e shtetit policor elektronik Kinez. Vetëm vitin e kaluar anonimiteti i Twitterit shpëtoi jetët e disidentëve Iranianë, ai anonimitet që qeveritë po tentojnë të eliminojnë.
Pas deklaratës së Google, disa anëtarë të Kongresit Amerikan po tentojnë të risjellin në jetë një ligj i cili eliminon mundësinë e bashkëpunimit të kompanive teknologjike me qeveritë të cilat spiunojnë në mënyrë digjitale qytetarët e tyre. Me sa duket këta legjislatorë nuk kanë kuptar që qeveria e tyre është vetë në atë listë.
Duhet të mësohemi, adaptohemi, me këto ndryshime. Çdo vit po sjell më shumë kontroll dhe censurë të Internetit, jo vetëm në shtete si Kina apo Irani por dhe në ato perëndimore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe shtete të tjera të lira, duke u shtyrë çdo ditë e më shumë nën pretekstin e luftës ndaj terrorizmit, ndaj pornografisë minorene, ndaj kriminelëve të tjerë apo nga kompanitë e ndryshme të mediave në tentativën për të ndaluar ndarjen e file-ve (filmave, muzikës…)
Problemi është se një kontroll i tillë nuk na siguron, përkundrazi. Duke anashkaluar arsyetimin nëse përgjuesit janë të mirët apo të këqinjtë, sisteme të tilla thjesht na vendosin të gjithëve në rrezik. Sistemet e komunikimit të cilat nuk kanë kapacitet survejimi janë më të sigurta se sistemet me ato kapacitete të ndërtuara në to. Gjithashtu është një higjienë civile e pisët të ndërtosh teknologji të cilat lehtësisht mund të ndihmojnë një të nesërme një shtet policor.
Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! shkruar tek: eklipsi.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! Empty
MesazhTitulli: Re: Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar!   Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! EmptyMon May 09, 2011 2:30 am

Lexoni artikullin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! Empty
MesazhTitulli: Re: Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar!   Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! EmptyMon May 09, 2011 2:31 am

Sdq dicka duhet te kuptojme, nuk behet fjale per cdo permbajtje qe kalon neper ofruesit shqiptar, por vetem per ato qe ofrohen nga serverat e tyre.
Pra nese une jam nje klient i Kompanise X te internetit ne Shqiperi dhe kam nje email prane kesaj kompanie, atehere ata do ruajne te gjitha te dhenat e mia.
Ndersa per telefonine gjithcka eshte me e sqaruar dhe e qarte.
E shoh te pashprese protesten tende pasi direktiva eshte sugjerim i EU dhe pjese e nje politike per standartizimin e rregullave dhe ligjeve ne vendet Europiane apo qe aderojne te futen ne EU. Ne kete kendveshtrim, do jete e pamundur qe nje komunitet interneti te beje dicka kunder kesaj rregulloreje. Edhe sikur te ishim te organizuar, do ishte e pamundur.
E vetmja dite qe Shqiperia do e heqe kete rregullore do jete, kur t’ia kerkoje EU (nese do ndodhe ndonjehere)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! Empty
MesazhTitulli: Re: Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar!   Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! EmptyMon May 09, 2011 2:31 am

Kjo gje vetem do te alienizoje perdorues dhe do te shtyje perhere e me teper perdoruesit qe te mos i perdorin sherbimet e kompanive sa me shume te jete e mundur. Nese ai dikush ka nje email ne kompanine X dhe ka nje adrese te formes perdorues@emri.i.kompanise-X atehere ky perdorues thjesht nuk ka per ta perdorur kete adrese email, ndonese mund te jete dhe "pa pagese" apo pjese e sherbimit internet qe ofron kompania X per perdoruesin. Nderkohe, ky perdorues i X do te kerkoje zgjidhje te tjera.
Gjithashtu, pesha e kesaj "proteste" le ta quajme, varet nga audienca perkatese, mireinformimi i kesaj audience, rendesia qe audienca i ve nje aktiviteti te caktuar i llojit gjurmues. Kjo gje ka filluar, cdo aksion heret a vone do te kete dhe reaksion, ku ka kerkese do te kete dhe oferte. Perhere e me teper do te kete raste te kompanive te formuara per te ofruar nje sherbim te caktuar qe nuk ofrohet nga kompanite ekzistuese, ose i kompanive qe do te kene sherbime per te mundesuar enkapsulimin e nje sherbimi tjeter ne menyre te pandjekshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
Sponsored content





Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! Empty
MesazhTitulli: Re: Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar!   Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Eklipsi Rregullorja e AKEP nuk duhet aprovuar!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rregullorja e Forumit
» Dashurine duhet ta presim apo ta kerkojme?
» Si duhet te silleni kur ta beni per here te pare...
» Vesa: Femrat duhet t’i propozojnë meshkujve
» Gjerat qe duhet t’i dijne femrat per meshkujt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: TË REJAT E TEKNOLOGJISË-
Kërce tek: