WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 De Marnhac : EULEX po kryen punën, Del Ponte të flasë çfarë të dojë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

De Marnhac : EULEX po kryen punën, Del Ponte të flasë çfarë të dojë  Empty
MesazhTitulli: De Marnhac : EULEX po kryen punën, Del Ponte të flasë çfarë të dojë    De Marnhac : EULEX po kryen punën, Del Ponte të flasë çfarë të dojë  EmptyTue May 17, 2011 12:45 am

EULEX-i ka të gjitha kompetencat të zhvillojë hetime rreth trafikimit të organeve të pretenduara që kanë ndodhur në Kosovë më 1999, citon KiM radio shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac.

Duke komentuar deklaratën e ish-kryeprokurores të Tribunalit të Hagës se është e gatshme nën patronatin e OKB të vazhdojë e vetme hetimin rreth tregtisë me organe njerëzore, De Marnhac ka thënë se Carla del Ponte mund të deklarojë çfarë të dojë.

“Ne tashmë po punojmë rreth këtij rasti, jemi të gatshëm të zhvillojmë hetimet dhe kemi të gjitha kompetencat që ta bëjmë këtë punë”, ka thënë De Marnhac, transmetoi Koha.

Shefi i EULEX-it ka paralajmëruar vizitë në Beograd dhe, sipas KiM radio, ai ka thënë se atje do të bisedojë për çështjen e gjyqtarëve.

Këto komente De Marnhac i bëri të martë, ku së bashku me ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi vizituan pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës e Serbisë, Merdarin dhe biseduan me nëpunësit e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës që punojnë në këtë vendkalim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
De Marnhac : EULEX po kryen punën, Del Ponte të flasë çfarë të dojë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» S'di çfarë të bëjë!
» Zannier: Del Ponte e dinte qe nuk ka dëshmi
» EULEX bastis Doganat dhe MEF-in për duhan
» EULEX'i konfirmon: Po e hetuam Pieter Feith'in!
» EULEX: Fazli Sejdiu nuk deshi të vrasë Hashim Thaçin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: