WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Psikologjia si Shkence

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Psikologjia si Shkence Empty
MesazhTitulli: Psikologjia si Shkence   Psikologjia si Shkence EmptyMon Dec 13, 2010 1:16 am

Psikologjia si shkencë definohet në mënyra ndryshme si definicion,dhe e gjithë kjo mund të krahasohet në bazë të periudhave që është zhvilluar kjo shkencë, por duke u mbështetur në literaturën shkollore psikologjia është studim shkencor i sjelljes dhe proceseve mentale. Pastaj psikologjia konsiderohet shkencë e sjelljes dhe e kognicionit dhe në fund përkufizimi apo definicioni i tretë është studimi shkencor i sjelljes, përvojës dhe proceseve mentale.

Nga këto përkufizime të psikologjis dallohen tre koncepte kryesore: përvoja, proceset mentale dhe sjellja, dhe parashtrohet pyetja se në çka mendohet kur flitet për këto tre koncepte, atëherë mund të themi: Mendohet në atë që individi përjeton dhe bën, p.sh: ai mendon, përkujton diçka, shikon një pikturë në ekspozitë, dëgjon një koncert (këto janë procese mentale); nëse frikësohet, xhelozon, shpreson, dashuron, urren ( këto janë përjetime personale); ndërsa kur shkruan poezi, vallëzon, kompozon, luan tenis, pikturon (atëherë bëhet fjalë për sjelljen).

Historiku i shkurtër i zhvillimit të psikologjisë

Daton që në mesjetë por e përfshirë në shkencat filozofike nga filozof të njohur që ishin në atë kohë, kohë pë të cilën u bë e famshme nga përndjekjet, masakrimet dhe vrasjet e shkencëtarëve (Xhordano Bruno, Galile Galilei etj), arsye që nuk lejoi te vazhdonte te zhvillohej kjo shkencë ishte pra kisha katolike në Greqin antike. Pra kjo vërteton se njeriu që moti është orovatur ta shpjegojë në ndonjë mënyrë veten dhe jetën e tij të brendshme.

Ndër pikpamjet e para dhe më të njohura mbi fenomenet psikologjike janë ato të Sokrati, Platonit dhe Aristotelit, ku shtruan çështje fundamentale lidhur me jetën mentale: çështë vetëdija? A janë njerëzit që nga lindja racionalë apo irracionalë? Këto çështje janë elemente kyçe të pikëpamjes kognetive në psikologji.
Disa çështje të tjera të shtruara nga filozofë janë nëlidhje me natyrën e trupit dhe sjelljen njerzore.”Babai i medicinës” – Hipokrati ishte interesuar fuqishëm dhe thellësisht për studimin e funksioneve të organizmit dhe pjesëve të tij, studimet dhe konstatimet u ndërtuan më vonë në pikëpamje bilogjike në psikologji.

Pikpamjet psikologjike deri nga gjysma e shek.XIX kryesisht jepeshin nga filozofët. Ndër të tjerash kemi dhe pikpamjen e filozofëve nativistë dhe empiristë.
Sipas pikamjes nativiste qenia njerëzore vjen në jetë me një grumbull njohurish dhe aftësish të kuptimit të realitetit. Dekarti përkrahte këtë pikëpamje që njihej me iden mbi trupin makinë, ku pohonte se trupi mund të studiohet sikurse edhe makinat. Këtu i ka rrënjët pikëpamja e përpunimit të informacionit.

Pikëpamja empiriste pohon se njohurit arrihen permes përvojës dhe kontaktit apo bashkëveprimit me mjedisin. Xhon Lloku, ku sipas tij me rastin e lindjes, mendja është si një letër e bardhë – tabula rasa, mbi të gjitha përvoja shkruan njohuritë dhe kuptimet, krahas pjekuris së individit. Kjo pikpamje bëri që të lindë psikologjia asociacioniste.
Një ngritje e rëndësishme cilësore në zhvillimin e psikologjisë bëhet nga mesi i shek.XIX, kur fillon intensivisht zbatimi i hulumtimeve eksperimentale edhe ne psikologji, pas themelimit të laburatorit të pare psikologjik në Lajpcing të Gjermanisë, më 1879 nga filozofi gjerman V.Vunt. Pastaj u hapen laboratore të tilla në Francë, Angli, Itali, Rusi dhe SHBA. Prej kësaj date psikologjia konsiderohet shkencë e pavarur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Psikologjia si Shkence
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: PSIKOLOGJIA-
Kërce tek: