WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vetëvaret 19-vjeçarja pas festës me familjen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Vetëvaret 19-vjeçarja pas festës me familjen Empty
MesazhTitulli: Vetëvaret 19-vjeçarja pas festës me familjen   Vetëvaret 19-vjeçarja pas festës me familjen EmptyTue Aug 16, 2011 1:21 am

16.08.2011

Një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një kasolle bagëtish. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Gimaj të Komunës Shalë, rrethi Shkodër. Vajza 19-vjeçare Prenë Kolndreu, e lindur në fshatin Bardhaj, komuna Rrethina në Shkodër, ka qenë gjatë mbrëmjes së djeshme në një festë që organizohej në fshatin Gimaj.

Pasi ka qëndruar disa orë më të afërmit në festë, vajza ka kërkuar të largohej, duke thënë se ishte e lodhur dhe do pushonte. Më vonë, familjarët e shqetësuar nga mungesa e vajzës kanë nisur ta kërkojnë atë. 19-vjeçarja është gjetur e vetëvarur me litar në një kasolle bagëtish.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen duke marrë dhe dëshmitë e të afërmeve. Sipas policisë, nga hetimet e para rezultoi se viktima nuk ka shenja dhune në trup. Ndërkohë që duke u bazuar dhe në vetë deklarimet e të afërmve, sipas policisë, rezulton se viktima ka vuajtur nga sëmundje depresive. / noa/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Vetëvaret 19-vjeçarja pas festës me familjen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: