WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Seksi bën mirë për shëndetin!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Seksi bën mirë për shëndetin!  Empty
MesazhTitulli: Seksi bën mirë për shëndetin!    Seksi bën mirë për shëndetin!  EmptyThu Aug 18, 2011 11:19 pm

Seksi bën mirë për shëndetin!  23hqgrs

Seksi bën mirë për shëndetin!

Ja një motiv më shumë, për të intensifikuar jetën tuaj seksuale. Ekspertët thonë se bën mirë për shëndetin. Avantazhet që vijnë nga një jetë seksuale e shëndetshme.

Humori i mirë : në femrat të cilat kanë një jetë seksuale të rregullt stimulon hormonin që quhet ositocin, kjo substancë stimulon sensin pozitiv në humorin e femrave dhe ka një efekt antistres. Dhe në fakt kur shohim një femër agresive themi gjithmonë : ka nevojë për më shumë seks!

Lëkurë më e bukur: aktiviteti seksual tek femrat stimulon estrogjenin që ka një benefit tek lëkura dhe tek flokët: ndërsa djersitja gjatë aktit seksual ka një efekt mekanik i cili pastron poret dhe e bën lëkurën akoma më të pastër dhe pa difekte.

Heq dhimbjet : ositocina ka dhe një efekt antidhimbje, kjo është e vërtetuar që kur niveli i ositocinës rritet zhduket dhimbja e kokës dhe dhimbjet e tjera, kështu që mendohuni mirë para se të thoni “jam me dhimbje koke, jo sot”. Tek meshkujt seksi bën mirë për të forcuar muskujt dhe sistemin imunitar. këto të gjitha i bën të mundur hormoni mashkullor tashmë i famshëm “testosteroni”, nivelet e të cilit rriten gjatë aktit seksual.

Më shumë raste : Në qoftë se ke një aktivitet seksual të rregullt, organizmi yt prodhon më shumë ferormoni të cilët stimulojnë dëshirën seksuale të personit, që ju rri afër dhe mund të themi që sa më shumë seks bën, më shumë raste do të kesh.

Zgjat jetën: disa studime kanë treguar se një jetë seksuale aktive parandalon procesin e plakjes.

Bën mirë për zemrën: aktiviteti seksual është një aktivitet fizik në të gjitha akspektet, dhe si i tillë ka avantazhe në zemrën tonë. Një studim thotë se burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale 2 herë në javë nuk rrezikojë të goditen nga ataku i zemrës, kjo në ndryshim nga ata që nuk kanë aktivitet seksual të rregullt.

Bën mirë për prostatën: Ekspertët thonë që një jetë seksuale aktive mund të ketë avantazhe për të evituar tumorin në prostatë. Një aktivitet seksual i rregullt ndihmon në eliminimin e substancave të dëmshme.

Mund stresin: Aktiviteti seksual i bën mirë jetës në çift, favorizon gjumin.

Dyshimet për prestacionet seksuale mashkullore dhe femërore

Të gjithë ne kemi dyshime mbi prestacionet seksuale, për dimensionet.

Sot do mësojmë t'i kuptojmë, zbulojmë dhe, më në fund të qetësohemi

Dyshimet e femrave

Dëshira e organit mashkullor
Në filma, në psikologjinë e meshkujve, por mbi të gjitha në pornografi, ekzistojnë femra që dëshirojnë të shijojnë këtë organ të pasur me shumë atribute. Në realitet gjërat janë në mënyrë krejt të ndryshme: femra, duke përjashtuar disa raste, është e interesuar për lidhjen me mashkullin, përgjithësisht me puthje, ledhatime, përqafime dhe vëtëm si rrjedhojë natyrale dëshiron dhe organin e mashkullit. Ky kontrast bën që femrat të jenë të pasigurta dhe si rrjedhim të mendojnë se nuk janë normale.

Orgazma të shpeshta!

Në ndryshim nga meshkujt, femrat kanë mundësi të arrijnë më shumë orgazma njëra pas tjetrës në të njëjtin akt seksual. Për të provokuar orgazmat e shpeshta është e nevojshme një stimulim i vazhdueshëm, që të vazhdojë pa ndërprerje, menjëherë pas orgazmës së parë.

Orgazma të shpeshta arrijnë më lehtë nga femrat gjatë masturbimit autonom. Gjatë seksit oral është i nevojshëm një bashkëpunim me partnerin për të harmonizuar kohët dhe mënyrën e stimulimit, vetëm atëherë mund të arrihen orgazma të shpeshta.

Kohët e duhura për të arritur orgazmën.

Kohët e duhura për të arritur orgazmën variojnë nga personat dhe nga momentet. Disa femra mund të kenë eksperienca orgazmash duke realizuar fantazi të ndryshme ose mund të zbulojnë orgazmën vetëm me një puthje.

Dyshimet e meshkujve

Sa duhet të zgjasë një mashkull për të kënaqur një femër?

Mentaliteti i mashkullit është që organi i tij duhet të jetë i paarritshëm në raportin seksual. Si rrjedhim burri përqendrohet të arrijë që femra të provojë kënaqësi me penetrimin duke u munduar ta zgjasë momentin e ejakulacionit sa më shumë të jetë e mundur.

Sa herë duhet të bëjë seks për të qenë një burrë i vërtetë?

Shpeshherë vlerësohet kuantiteti më shumë se kualiteti, dhe për këtë shumë burra janë në kërkim të disa raporteve seksuale dhe të plotësojnë dëshirën seksuale të partnereve të tyre në mënyrë që ato mos të jenë në kërkim për meshkuj të tjerë. Por femrat janë më shumë të dhëna për dashuri dhe jo shumë për seks. Shpesh dëshira e meshkujve për shumë akte seksuale bën që femra të ndihet e përdorur nga mashkulli dhe e humb menjëherë dëshirën seksuale.

Tani që i vendosëm pikat mbi i, mund të marrim në konsideratë edhe numrat. Mesatarisht raportet seksuale variojnë midis 2 –3 në javë, por ekziston një ndryshim individual. Disa çifte kanë raporte seksuale të rralla në një javë dhe janë të lumtur, por kanë më shumë raporte në një ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
 
Seksi bën mirë për shëndetin!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pushteti dhe Seksi
» As seksi më i gjatë nuk zgjat më shumë se 12 minuta!
» Meshkujve u pëlqen përkëdhelja, femrave seksi
» mire se ju gjeta.......
» Naten e mire....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SEKSI / EROTIKA (¯`♥´¯) :: EROTIKA-
Kërce tek: