WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pozitat më të mira për të ngelur shtatzënë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Pozitat më të mira për të ngelur shtatzënë  Empty
MesazhTitulli: Pozitat më të mira për të ngelur shtatzënë    Pozitat më të mira për të ngelur shtatzënë  EmptyWed Aug 24, 2011 1:43 am

Nëse dëshironi fëmijë, nuk mjafton vetëm të çoni dashuri në ditët kur ovulacioni është në kulm. Rol të rëndësishëm luajnë edhe pozitat të cilat i zgjidhni gjatë seksit.

Besohet se disa pozita bëjnë mrekulli kur bëhet fjalë për bërjen e foshnjës. Ekspertët mendojnë se nëse praktikoni pozita të cilat mundësojnë që sperma të qëndrojë sa më gjatë në vaginë, shanset për fekondim rriten.

Prandaj, shumica e ekspertëve pohojnë që ‘pozita e misionarit’ është më e mira për shumë arsye. Para së gjithash lejon penetrim më të thellë, ndërsa sperma qëndron drejtpërdrejtë në hyrjen e mitrës. Duke qenë se mashkulli është përmbi, pesha e tij do ta pengojë daljen e ejakulatit nga vagina.

Një tjetër pozitë e cila shton shanset për shtatzëni është ajo ‘e qenit’. Kjo pozitë është mjaft e efektshme pasi që partneri hy në vaginë nga prapa, ashtu që spermatozoidet duhet të kalojnë rrugë më të shkurtër drejt cakut.

Nëse partneri juaj ka tepricë kilogramësh dhe kjo pozitë ju shkakton pakëndshmëri, atëherë provojeni në pozitë të shtrirë.

Pozita anësore, kur partneri vendoset prapa femrës, është një tjetër pozitë përmes së cilës sperma arrin më lehtë në qafën e mitrës.

Gjasa më të vogla për shtatzëni do të keni nëse bëni dashuri duke qëndruar në këmbë, ulur ose kur femra është përmbi. Këto pozita nuk e lejojnë qëndrimin e gjatë të spermës në vaginë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Pozitat më të mira për të ngelur shtatzënë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rishfaqet Beyonce shtatzënë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) LIFESTYLE (¯`♥´¯) :: LIFESTYLE-
Kërce tek: