WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate  Empty
MesazhTitulli: Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate    Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate  EmptySat Sep 03, 2011 8:56 pm

Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga kjo lëvizje janë arrestuar nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës- thuhet në një njoftim për media nga kjo lëvizje.

“Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u arrestuan sot brutalisht nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje sot ka organizuar një aksion protestues kundër zëvendëskryeministres Edita Tahirit dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se aktivistët e lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me kryeqytetin e Kosovës, “për t’ia bllokuar atë zëvendëskryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë”.

“Negociatat për Kosovën mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë përkundër fjalëve të mëdha të Hashim Thaçit e Edita Tahirit, të cilët pas sulmit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës, Enver Zymberit, filluan ta shohin qartë se kush është Serbia dhe madje me fjalë edhe të na e tregojnë këtë hapje të re të syve të tyre karshi armiqësisë së Serbisë. Por veprat e tyre megjithatë flasin ndryshe, në kundërshtim me fjalët e tyre. Kjo tregon se ata janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës, por prapëseprapë janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë mënyrë veprimi”, konsideron Lëvizja “Vetëvendosje”.

Bëhet e ditur se aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kishin hedhur domate në drejtim të veturës së zëvendëskryeministres Tahiri, ndërsa me këtë rast policia ka arrestuar 31 aktivistë të lëvizjes, ndër ta edhe deputetet Albana Fetoshi dhe Albulena Haxhiu.

Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate

Kryenegociatorja Edita Tahiri është gjuajtur me domate nga Lëvizja Vetëvendosje, teksa po dilte nga Aeroporti i Prishtinës ku mbajti një konferencë për media pas kthimit nga Brukseli.

Sipas gazetarit të Express-it në Aeroportin e Prishtinës, pas konferencës, Tahiri nuk ishte nisur në drejtim të Prishtinës për më shumë se 40 minuta.

Këtë situatë e kanë shfytëzuar aktivistët e Vetëvendosjes.

Më të dalë, Zëvendëskryeministrja është sulmuar me domate nga aktivistët e kësaj partie, përderisa para se ajo të nisej dikush nga aktivistët kishte shpërthyer edhe gomën e prapme të makinës së saj.

Po ashtu, Tahiri nuk ka qenë e shoqëruar me ndonjë eskortë policore edhe pse e ka mbajtur konferencën në aeroport.

Ndryshe, Tahiri tha për gazetarët se marrëveshjet me Serbinë për Vulat Doganore ishin të vështira, por me interes shtetëror të Republikës së Kosovës.

Sipas saj, marrëveshja për tregti të lirë pritet që të zbatohet deri me 10 shtator ashtu siç janë marrë vesh dje të dyja shtetet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate  Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate    Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate  EmptySat Sep 03, 2011 8:57 pm

Opsioni i domateve

Vetëvendosje braktis Parlamentin kur trajtohen çështje të rëndësishme, por si gjithmonë është aktive në rrugë. Aktivistët e saj, të shtunën, sulmuan me domate Edita Tahirin posa u kthye nga Brukseli. Kështu, ata kundërshtuan njohjen e vulave doganore të Kosovës nga autoritetet e Serbisë. Zëvendëskryeministrja deklaroi se marrëveshja e arritur një ditë më parë është në favor të Kosovës.


Kryenegociatorja Edita Tahiri ka qëndruar nga zori më shumë se gjysmë ore në Aeroportin e Prishtinës, pas konferencës që ka pasur për të treguar për dy marrëveshjet e arritura nga dialogu me Serbinë.

Në oborrin e Aeroportit, Tahirin e kanë pritur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i kishin mbushur çantat me domate për ta gjuajtur veturën që e ka pritur delegacionin e Kosovës.

Kur Edita Tahiri ka hyrë në veturën zyrtare, aktivistët e Vetëvendosjes u kanë rënë filikaqave dhe i janë vërsulur veturës, duke hedhur domate.
As zyrtarja e Qeverisë, por as aktivistët nuk janë lënduar, derisa veturës zyrtare i është shpërthyer goma e pasme.

E kontaktuar nga Express, Tahiri nuk ka dashur të komentojë aksionin e Vetëvendosjes.

Subjekti politik i Albin Kurtit tashmë disa muaj është pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Aksionet nëpër rrugët e Kosovës vazhdojnë të jenë specialiteti kryesor i Vetëvendosjes, derisa kur debatohet për çështje të rëndësishme ky subjekt nuk heziton ta braktisë Kuvendin.

Lëvizja Vetëvendosje të shtunën mbrëma ka dërguar një komunikatë, në të cilën ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar 34 aktivistë. Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe deputetja Albulena Haxhiu, e cila më vonë është liruar.
“Ky arrestim i aktivistëve është i padrejtë dhe në rastin e deputeteve madje edhe i paligjshëm”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Zgjim Hyseni nga Vetëvendosej ka thënë se Kosova nuk është dashur të ulet në një tavolinë me Borko Stefanovicin, i cili ka udhëhequr bandat në “Veri të Kosovës”.
“Dialogu është kriminal sepse aty është ulur njeriu i cili i ka udhëhequr bandat kriminale në djegien e Pikave Doganore”, ka thënë ai.

Zbatimi, më 10 shtator

Në konferencën për media, Kryenegociatorja Tahiri ka folur për arritjen e marrëveshjes për njohjen e vulave të Doganave dhe kadastrit duke premtuar se së shpejti do të fillojë zbatimi.

Tahiri nuk është e sigurt nëse zbatimi do të fillojë më 10 shtator.
“Në një kohë shumë të shkurtë, mbase deri më datën 10 shtator, sapo të krijohen kushtet operacionale do të fillojë tregtia e lirë midis Kosovës dhe Serbisë në rrethana krejt tjetra, si dy shtete të pavarura dhe të njohura në fushën e Doganave. Kosova që të hënën fillon përgatitjet për zbatimin e kësaj marrëveshje”, ka thënë Tahiri.

Përpos vulave zyrtarja e Qeverisë ka thënë se në Bruksel me Beogradin janë marrë vesh për kthimin e regjistrave kadastralë.

“Vazhduam diskutimin për çështjen e telekomit, energjisë, pastaj hapëm çështjet bashkëpunim rajonal si dhe identifikuam organizatat rajonale që do të ndihmojnë për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe shkollore”, ka shtuar ajo.
Por, kush garanton zbatimin e marrëveshjeve?

“Me arritjen e kësaj marrëveshje, secili shtet mori përsipër zbatimin e marrëveshjes. Secili shtet kemi marrë obligimet të zbatojmë marrëveshjet”, është përgjigjur Tahiri.

Edhe pas kësaj marrëveshje, Tahiri ka thënë se Serbia ka lëvizur në njohjen e realitetit të Kosovës.

“Mund t`ju them se me arritjen e kësaj marrëveshje praktikisht ka ndodhur njohja reciproke midis dy shteteve në fushën e Doganave dhe me këtë rast është eliminuar embargoja trevjeçare që Serbia ia ka imponuar mallrave të Kosovës si dhe është hapur kaptina e tretësië së lirë midis dy shteteve sipas parimeve të BE’së dhe rregullave të CEFTA’s”, ka shtuar ajo.

Vendim i rëndë

Ajo që është parë në fytyrat e dy kryenegociatorëve në takimin në Bruksel është konfirmuar në Prishtinë nga Edita Tahiri.

Ajo e ka përshkruar si vendim të rëndë arritjen e marrëveshjes më Borko Stefanovicin, i cili ka qëndruar në Veri të Kosovës në kohën e bllokimit të rrugëve nga serbët lokalë.

“Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, ky vendim ka qenë i rëndë për shumë i rëndësishëm. E kam kualifikuar si vendim të rëndë sepse ne përjetuam zhvillime prej momenti kur Serbia refuzoi marrëveshjet në korrik. Kishte zhvillime dhe ndërhyrje destruktive nga pala serbe në Republikën e Kosovës. Po ashtu, edhe vet Kryenegociatori i tyre, siç e thash edhe në Bruksel – në fillim dukej njeri i dialogut u bë njeri i trazirave. Ishte e rendë të flitet në këto rrethana”, ka sqaruar Tahiri.

Sipas Zëvendëskryeministres, efektet ekonomike të kësaj marrëveshje janë të mëdha, duke filluar nga shkurtimi i rrugës për tregti, hapja e tregut dhe derdhja e mjeteve të mbledhura në të gjitha doganat.

Ndryshe, Tahiri ka njoftuar edhe për arritjen e pajtimit me palën serbë për angazhimin e një institucioni ndërkombëtar për certifikimin e diplomave dhe njohjen nga të shtetet.

“Ne kemi identifikuar asociacionin ndërkombëtarë që do të bëjë certifikimin. Një ofertë që ka ardhur nga që këtë çështja ta bëjë Asociacioni i Universiteteve Europiane. Diplomat e Kosovës dhe të Serbisë duhet të kalojnë përmes asociacionit, të certifikohen dhe me atë rast shtetet njohin diplomat”, ka shtuar ajo.
Edita Tahiri thotë se Serbia është ajo që ka bërë kompromis.

“Nëse dikush ka bërë kompromise është Serbia se praktikisht ka njohur Vulat e Doganave të Kosovës. Prej momentit që të fillojë implementimi do të fillojnë marrëdhëniet midis dy shteteve. Doganat tona do të jenë nën kontrollin e autoritetit e Republikës së Kosovës. Taksat doganore do të shkojnë në buxhetin e Republikës së Kosovës”.

E pikërisht kjo është një çështje ku Beogradi konsideron se është fitues. Borko Stefanovic ka deklaruar se marrëveshja për vulat është neutrale karshi statusit.
Ndryshe Tahiri ka thënë se Prishtina do të vazhdon jetë konstruktive dhe t`i koordinojë veprimet me SHBA’në dhe BE’në.

Raundi i gjashtë i bisedimeve ka përfunduar pas dështimit të bisedimeve më 21 korrik. Marrëveshja e arritur për vulat doganore u hapë rrugë sërish qarkullimit të mallrave mes dy vendeve, të cilat janë ndërprerë për shkak të vendimit të autoriteteve kosovare për të intervenuar në pjesën veriore.

Vendimi ishte marrë për shkak të refuzimit të palës serbe për të pranuar vulat doganore të Kosovës me mbishkrimin “Doganat e Kosovës”, të cilat janë në fuqi që prej shpalljes së pavarësisë.

Ky refuzim kishte bërë që ndërmjetësi Robert Cooper në muajin korrik të shtyjë bisedimet për në shtator.

Edita Tahir nuk ka mund të tregojë se kur pritet të përfundojë dialogu i nisur me Serbinë, por ka premtuar se me Beogradin nuk do të bisedohet për çështje të brendshme të Kosovës.

“Nuk mund të dijë se kur pritet të përfundon dialogu sepse është proces trepalësh. Prandaj unë mund të sigurojë se ne jemi konstruktive dhe do të mbetemi konstruktive. Mirëpo nuk jam në gjendje me iu dhënë përgjigje kur mund të përfundojë ky dialog”, ka deklaruar ajo.

Nuk flet serbisht

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri është pyetur nga një gazetar serb në gjuhën serbe të komentojë marrëveshjen për vulat e Doganave të Kosovës.
Kur Tahiri ka filluar të kthejë përgjigjën në gjuhën shqipe, ka reaguar gazetari serb, i cili ka kërkuar nga zyrtarja e Qeverisë të përgjigjet në gjuhën serbe.
Ajo nuk e ka përfillur kërkesën e gazetarit serb, duke i thënë se nuk mund të flasë në gjuhën serbe.
“Ka njëzet vjet që nuk e përdori, prej 89-90 nuk e përdori”, ka thënë Tahiri.
“Anglisht, po”, ka shtuar ajo dhe ka dhënë përgjigje në gjuhën angleze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate  Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate    Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate  EmptySat Sep 03, 2011 8:58 pm

Veprim vandal i huliganëve

Qeveria e Kosovës ka reaguar nëpërmjet një njoftimi ndaj sulmit kundër zëvendëskryeministres Edita Tahiri. Në reagim, Ekzekutivi e quan aksionin e aktivistëve te Vetëvendosjes vandal dhe vepër huliganësh.

“Ky akt është vandal dhe manifestim huliganizmit për qëllim të përfitimit politik”, thuhet në reagim.

Reagimi i Qeverisëtë është lëshuar të shtunën në mbrëmje, gjashtë orë pas sulmit me domate ndaj veturës së Edita Tahirit, e cila nuk ishte në përcjellje zyrtare të policisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh indinjatën dhe dënon fuqimisht manifestimin e dhunës dhe vandalizmit ndaj zëvendëskryeministres së Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, pas kthimit nga Brukseli. Sulmi, i cili është kryer nga individë të deklaruar si aktivistë të Lëvizjes politike “Vetëvendosje”, është një akt politikisht i papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me ligjin.”.

Aty thuhet se Qeveria do të vazhdojë me dialogun me Serbinë, sepse sipas saj, kjo do të çojë në njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit.

Ekzekutivi thotë se sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë nuk ka alternativë dhe se “ata që kundërshtojnë këtë, pavarësisht se nga vijnë, nuk do të kenë perspektivë në shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Sponsored content





Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate  Empty
MesazhTitulli: Re: Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate    Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vetëvendosja sulmon Edita Tahirin me domate
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edita Tahiri - presidente e Kosovës, “kartë nën mëngë” e Thaçit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: