WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Paolo Coelho

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Paolo Coelho Empty
MesazhTitulli: Paolo Coelho   Paolo Coelho EmptyTue Oct 11, 2011 12:24 am

Paulo Coelho, i cilesuar si alkimisti i fjales apo edhe si nje dukuri letrare, sipas te gjitha gjasave vazhdon te mbetet shkrimtari me i preferuar i ketij fillim-shekulli. Statistikat boterore tregojne se lexues nga me shume se 150 vende, pa dallim gjuhe dhe kulture, e kane pranuar tashme si autorin e tyre personal, por edhe te domosdoshem ne jeten e tyre.

Librat e tij, te perkthyer ne me shume se 56 gjuhe te botes, kane zene vendet e para pa medyshje ne listat e librave me te shitura, sikunder edhe ne temat e diskutimit shoqeror dhe kulturor. Dhe e gjitha kjo sepse idete dhe filozofite e tij, tematika e librave te ketij shkrimtari, permbledhin pa medyshje aspiratat e miliona lexuesve qe kerkojne rruge dhe alternativa te tjera per te kuptuar boten.

"Shtriga e Portobellos', libri i tij me i ri, qe u botua vitin qe sapo u mbyll ne 60 vjetorin e lindjes se tij nga shtepia botuese "Toena", e cila ka ekskluzivitetin e botimit te veprave te shkrimtarit te madh, duket se eshte pelqyer nga shqiptaret, por gjithsesi jo ne nivelin e romanit te tij te famshem "Njembedhjete minutat'. Shkrimtari brazilian Paolo Coelho, kishte lejuar ne fakt te lexohej falas ne internet nje pjese e romanit te tij me te ri "Shtriga e Portobellos' (Planeti). Kjo ishte hera e pare qe Coelho, perdorte internetin per veprat e tij, duke promovuar diskutime dhe kembyer ide me lexuesit e tij.

Mesazhet e derguara ne faqen e tij te internetit gjithsesi tregojne se "Shtriga e Portobellos' eshte kthyer ne nje nga librat me polemizues te ketij autori. Ne librin "Shtriga e Portobellos', Coelho vleresohet si nje refimtar qe refuzon te shkruaje "nje liber tradicional". Ai shkruan per nje seri personazhesh qe rrethojne Athenen, protagonisten dhe qe tregojne per te.Lexuesi shqiptar, po permes "Toenes', ka mundur te lexoje disa nga kryeveprat e tij si "Alkimisti", "Njembedhjete minutat' "Djalli dhe zonjusha Prym", "Veronika vendos te vdesi" "Mali i peste", "Pelegrini i Komposteles', "Manuali i luftetarit te drites', "Zahiri".

Gati te gjitha librat e perkthyera nga "Toena" jane mirepritur nga lexuesi shqiptar, nderkohe qe sidomos "Alkimisti", "Njembedhjete minutat', "Zahiri", kane shenuar nje rekord shitjesh edhe ne Shqiperi. Paulo Coelho, i cili lindi ne 24 gusht te vitit 1947, ne nje familje te mesme ( i jati ishte inxhinier dhe e ema, Lygia, shtepiake), kur ishte shtate vjec studio ne kolegjin jezuit San Ignacio te Río de Janeiro, ku urreu natyren e detyruar te praktikes fetare. Ai nuk e duronte dot faljen dhe as meshen, megjithate ne kolegj ai zbuloi deshiren e tij te vertete: per te qene shkrimtar.

Shume shpejt fitoi cmimin e pare letrar ne nje konkurs poezie. Kur prinderit e tij kerkonin qe djali i tyre te behej inxhinier, pikerisht kjo shkaktoi tek ai rebelim deri ne thyerjen e normave familjare. Sjelljen e tij i ati e mori si ai te kishte simptoma te nje semuri mendor. Kur ishte 17 vjec e shtroi ne nje spital psikiatrik, ku dhe iu nenshtrua elektroshokut. Pak me vone, Paulo filloi te lidhej me nje grup teatri dhe t'i kushtohej gazetarise. Per shtresen e mesme te asaj epoke, teatri shihej me sy te keq, ndaj dhe prinderit e tij e rishtruan serish ne nje spital. Paulo doli nga spitali akoma me i humbur dhe i mbyllur ne boten e tij.

Nje mjek i familjes zgjidhi kete problem jo te vogel : Paulo nuk eshte i cmendur; ai duhet te mesoje te perballoje vete jeten e tij. Tridhjete vjet me vone, Paulo Coelho do te shkruante "Veronika vendos te vdese". Sipas fjaleve te Paulos, librin "Veronika vendos te vdese" e botoi ne gusht 1998 ne Brazil, ndersa ne shtator kishte marre me shume se 1.200 e-maile dhe letra qe tregonin eksperienca te ngjashme. Ne tetor, disa nga temat e trajtuara ne liber-depresion, sindrom paniku, vetevrasje - u diskutuan ne nje seminar kombetar.

Ne 1988, Paulo shkroi nje liber shume te ndryshem nga i pari, "Alkimisti". Behet fjale per nje liber simbolik, nje metafore te jetes ku reflektohen studimet e tij ne alkimi gjate njembedhjete vjeteve. Ne botimin e pare arriti te shiste vetem 900 kopje dhe shtepia botuese vendosi te mos e vazhdonte me botimin. Por kjo nuk do ta frikesonte; kerkon nje shtepi tjeter botuese "Rocco". Ne 1990 boton "Brida", dhe ky liber con edhe "Alkimistin" ne listat e best sellers. Alkimisti shitet me shume kopje se cdo liber tjeter ne historine e Brazilit dhe shkruhet ne Librin Guiness te Rekordeve.

Me afro 61 vite jete, shkronjesi i "Alkimisti", dhe i nje sere librash te suksesshem, shkrimtari me i lexuar ne bote, ka arritur te shese deri me tani me shume se 85 milion libra ne te gjithe boten. Ai u cilesua si autori me i shitur ne bote ne vitin 2003 me librin "Njembedhjete minutat' dhe kjo renditje u arrit kur libri nuk ishte botuar ende ne SHBA, Japoni dhe ne 10 vende te tjera, ku u hodh ne shitje nje vit me vone. "Une ia detyroja kete Athenes. Te rishkruaja historine e saj. Te shkruaja mitin e saj", shpjegon ai.

Disa nga personazhet qe tregojne kete histori mbi dashurine dhe kerkimin e iluminizmit jane Heron Ryan, nje gazetar qe dashurohet me te ne nje udhetim ne Transilvani; Andre MCain, nje aktore dhe Deidre O'' Neill, nje nga mesueset e saj qe e pershkruan protagonisten si nje virgjereshe, nje martire, nje te shenjte dhe nje shtrige, "te katerta ne te njejten kohe".

Ne vitin 2003, "Alkimisti" zuri vendin e gjashte ne bote per nga shitja, " Zahiri" (2005) zuri vendin e trete, sipas gazetes amerikane Publishing Trends, mbas "Kodit te Da Vincit' dhe "Engjej dhe Demon", te dy libra te Dan Brown. "Alkimisti", botuar ne shqip nga shtepia botuese "Toena", eshte konsideruar si nje nga fenomenet e letersise me te rendesishme te shekullit te XX, duke zene vendin e pare me supershitjet e tij ne 18 vende dhe duke u shitur deri me sot me 30 milione kopje. I pelqyer nga personalitete te ndryshme si nga kengetarja Madonna (e konsideron si te preferuarin e saj ), ai ka frymezuar nje varg projektesh, si nje musical ne Japoni dhe vepra te ndryshme teatrore ne France, Belgjike, SHBA, Turqi, Itali dhe Zvicer. Vepra e tij eshte aktualisht teme e dy simfonive ne Itali dhe SHBA, ndersa numuron cmime ne Spanje 2006, SHBA, 2006, Kroaci, 2006, Gjermani 2005, Hungari, 2005, Ukraine 2004, Angli 2004, Serbi 2004, France 2003, Gjermani 2001, Itali 2001, Poloni 2000, France 2000, Spanje 1999, etj.

Paulo Coelho hyri ne Librin Guiness te Rekordeve si autori qe firmosi me shume libra ne 9 tetor 2003, ne Panairin e Librit ne Frankfurt. Komuniteti norvegjez ia ka ofruar "Alkimistin" te gjithe funksionareve te administrates me qellim stimulimin e nje menyre ndryshe mendimi. Te pakten ne 30 vende te planetit, "Alkimisti", ben pjese ne kurrikulen letrare te shkollave. Shenjteria e tij Papa Gjon Pali II te e priti autorin ne Vatikan ne 1998, ndersa Fondi Monetar Nderkombetar i dha autorit cmimin me te rendesishem : el Cristal Award.
Paulo Coelho shkruan per jave nje kolone ne gazeten "O Globo" dhe gjithashtu bashkepunon me te tjera botime braziliane si dhe ne te tjera vende. Ne mars te vitit 2000, qeveria franceze i dha autorit distinktiven me te shquar : "Chevalier de L'Ordre National de la Legion d'Honneur". Ne vitin 2005, Hotel Bristol i vuri emrin e Paulo Coelhos nje cokollate te nxehte me portokall si mirenjohje pasi ai kishte permendur kete hotel ne librin e tij "Zahiri".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Paolo Coelho
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aforizma të Paolo Koelhos

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI KULTUROR (¯`♥´¯) :: LETËRSIA :: SHKRIMTARË TË HUAJ-
Kërce tek: