WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bota po “pushtohet”

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Bota po “pushtohet”  Empty
MesazhTitulli: Bota po “pushtohet”    Bota po “pushtohet”  EmptyFri Oct 14, 2011 11:00 pm

Janë arrestuar dhjetëra demonstrues amerikanë të Lëvizjes “Pushtojeni Wall Street”-in, protesta e të cilëve është përhapur në tërë botën.

Bota po “pushtohet”  33k9nvd

Në më shumë se 70 shtete të botës po mbahet protesta që mëton të ngre zërin kundër padrejtësive ekonomike.
Organizatorët duan që 15 tetori të jetë dita e protestës globale, ndërsa si cak i sulmit, pos Wall Street-it në New York, do të jetë edhe qendra e bursës në Londër dhe Banka Qendrore Evropiane në Frankfurt.

Organizatorët paraprakisht i kanë nisur ftesat për pjesëmarrje përmes rrjeteve sociale “Facebook” dhe “Twitter”, në mesin e të cilave janë edhe shtetet e Ballkanit.

Edhe shqiptarët e Kosovës, përmes rrjetit “Facebook”, të faqes së titulluar “Occupy Prishtina”, kanë kërkuar që qytetarët t’i bashkohen protestës globale të 15 tetorit.

Bota po “pushtohet”  2pt54cw

Aktivistët britanikë përmes internetit kanë nisur ftesat “Pushtojeni Bursën e Londrës”. Në sqarimin e tyre kjo nuk do të thotë pushtim klasik, por si shenjë për fillimin e protestave kundër lakmisë së korporatave dhe pabarazisë shoqërore. Faqja e tyre në “Facebook” ka mbledhur 12 mijë vetë, ndërsa pjesëmarrjen në protesta e kanë paralajmëruar 5 mijë nga ta.

“I kemi njerëzit nga të gjitha sferat e jetës që na ndihmojnë çdo ditë”, ka thënë Spyro, 28 vjeçar, një nga administratorët në “Facebook” të lëvizjes në Angli, i cili për “Reuters” nuk ka dashur ta thotë mbiemrin, pos se e ka mbaruar fakultetin dhe e ka një punë që paguhet mirë.

“E kam pritur këtë protestë për një kohë të gjatë”, ka thënë për “Reuters” Daneil Schreiber, 28 vjeç, redaktor në Berlin.
Protesta ka pasur edhe në Greqi.

Bota po “pushtohet”  333vk11

“Ajo çka ndodhë në Greqi është ankth që i pret shtetet tjera në të ardhmen. Solidariteti është arma e njerëzve”, kanë thënë organizatorët e lëvizjes “Demokraci e vërte - tash”, të cilët pritet të marshojnë drejtë Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt.

Në Milano studentët janë futur në ndërtesën financiare “Goldman Sach”, të cilët në mure kanë shkruar grafite që i drejtohen kryeministrit Silvio Berlusconi, “Na jep para”. Protestuesit italianë kanë sulmuar edhe qendrën e “UniCredit”, të bankës më të madhe italiane. Ndërsa, në Romë, me urdhër të kryeministrit, policia është në gjendje gatishmërie.

Zelanda e Re dhe Australia ia bashkuar protestave, ndërsa Azia duket më e qetë.

“Mendoj se njerëzit e duan demokracinë”, ka thënë Nick Carson, zëdhënës i Lëvizjes “Pushtojeni Melbourne”-n. “Ata nuk duan që korporatat të kenë ndikim te politikanët e tyre. Ata duan që politikanë të jenë të ndërgjegjshëm”.

Bota po “pushtohet”  28jjh44

Qindra vetë kanë marshuar në Tokyo të Japonisë, pastaj në Manila të Filipineve, ku protestuesit janë drejtuar te ambasada amerikane me parullat “Poshtë imperializmi amerikan” dhe “Filipinet nuk janë në shitje”.

Bota po “pushtohet”  2w6i0e0

Në Taiwan, raportojnë mediat aziatike, 100 vetë janë mbledhur në rrokaqiellin “Taipei 101” që është qendër burse, duke thënë se nga rritja ekonomike po përfitojnë vetëm kompanitë, derisa klasa e mesme mezi mbulon shpenzimet shtëpiake, arsimimin dhe kujdesin shëndetësor.

Protestuesit në Taiwan kanë gjetur mbështetje edhe nga biznesmeni Morris Chang, nga korporata ISMC.

“Kam qenë kundër boshllëkut mes të pasurve dhe të varfërve”, ka thënë Chang. “Pasuria e 1 përqindëshit është rritur shpejtë në 20, 30 vitet e kaluara. ‘Pushtojeni Wall Street’-in është reagim kundër kësaj. Duhet çështjen ta marrim me seriozitet”.

Protesta ka pasur edhe në Korenë e Jugut, nën sloganin "Pushtojeni Seulin".

Në Houston, protestuesit pritet ta shprehin mllefin kundër kompanive të naftës.

“Më shumë njerëz pajtohen me protestat se që marrin pjesë”, ka thënë profesoresha Mary Bossis. “Ka mllef, po mungon ajo që duhet ndryshuar situatën e tashme”.

Të njëjtën kohë, 600 vetë dje janë mbledhur në parkun Zuccotti në New York. Intervenimi nuk ka ndodhur, meqë “Brookfield Enterprise”, e cila e ka në pronësi këtë park, organeve të New Yorkut u ka thënë se ka vendosur ta shtyjë pastrimin për një ditë tjetër.

“Kemi marrë një letër nga pronari i parkut Zuccoty, në të cilën ata thonë se shtyjnë pastrimin e panifikuar të parkut, ndaj tërheqin kërkesën e mëhershme që e kanë shtruara gjatë javës, e në të cilën kërkohej ndihma e policisë”, u ka thënë mediave Casey Holloway, zëvendëskryetar i New Yorkut.

Organizatorët më herët me email kishin kërkuar që ata që të vijnë të premten, “për të mbrojtur okupimin nga shpërngulja e dhunshme”, duke akuzuar kryetarin Michael Bloomberg se qëndron prapa kësaj.

“Kjo është taktika të cilën Bloomberg e ka përdorur për të heshtur protestuesit në të kaluarën, dhe kjo jo vonë është përdorur kundër protestave të ngjashme në tërë botën”, thuhet në faqen në “Facebook” të Lëvizjes “Pushtojeni Wall Street”-in.

Në shtetet tjera, policia amerikane ka arrestuar dhjetëra protestues. Numri më i madh i arrestimeve është bërë në perëndim të SHBA-ve.

“23 vetë janë marrë në Denver”, ka thënë për “AFP” Mike Baker nga policia lokale.

Bota po “pushtohet”  28uhc85

Arrestimi ka ndodhur pasi 135 policë kanë larguar demonstruesit të cilët ishin mbledhur para Këshillit të qytetit. Televizioni “Fox NEws” ka lajmëruar se ka nuk ka të lënduar gjatë përleshjeve.

Në Seattle (Washington), janë arrestuar 10 vetë, ndërsa në San Diego (Kaliforni) një demonstrues.

Në New York, policia me motor ka shkelur mbi një demonstrues, të cilën do ta shihni në videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Bota po “pushtohet”  Empty
MesazhTitulli: Re: Bota po “pushtohet”    Bota po “pushtohet”  EmptyFri Jun 08, 2012 8:40 pm

po pushtohet nga shum gjera(lufterat,varferia,skamja,semundjet e shumta etj..)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bota po “pushtohet”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: LAJME NGA BOTA-
Kërce tek: