WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pak para martesës kuptuan se janë vëlla e motër

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Pak para martesës kuptuan se janë vëlla e motër Empty
MesazhTitulli: Pak para martesës kuptuan se janë vëlla e motër   Pak para martesës kuptuan se janë vëlla e motër EmptyFri Nov 04, 2011 1:44 am

Burrë e grua që po argëtoheshin së bashku që pesë vite kuptuan se janë vëlla e motër pak para se të lidhnin kurorë. Këtë lajm e morën vesh nga prindërit e tyre.

Gruaja e cila është shtatzënë dhe pritet të lindë muajin e ardhshëm thjeshtë është e zhgënjyer kur mësoi se babai i fëmijës së saj në të vërtetë është edhe vëllai i saj. Çifti i cili ishte njoftuar gjatë studimeve vendosi të njoftojë familjet pak para martesës.

Mirëpo, kur erdhi ky moment ata mbetën të shtangur. Gjatë takimit të prindërve ata mësuan se janë vëlla e motër të cilët ishin ndarë kur ishin shumë të vegjël.

Ky çift nga Afrika e Jugut është rritur i ndarë, pasi që prindërit e tyre kishin pasur një shkurorëzim të dhimbshëm dhe aspak miqësorë. Atëbotë vajza ishte tetëmuajshe, ndërsa djali dyvjeçar.

Babai tha se e kishte braktisur gruan kur kuptoi se ajo e kishte tradhtuar më 1983, kështu që vajzën e rriti nëna, ndërsa djalin babai. Për këtë arsye fëmijët janë rritur në dy qytete të ndryshme larg njëri-tjetrit, ndërsa u takuan më 2007 gjatë kohës së studimeve dhe ranë në dashuri.

Familjet e çiftit të ri nuk ishin takuar kurrë gjatë lidhjes së tyre pesëvjeçare, deri në momentin kur ata i ftuan për tu marrë vesh për detajet e dasmës. Nusja e cila mbeti e zhgënjyer i tha para pak kohës mediave: “Ishte dashuri në shikim të parë. Kemi studiuar bashkë dhe kur e pashë menjëherë rashë në dashuri. E tëra që dëshironim ishte të kemi një familje të mirë dhe shumë fëmijë. Mund ta merrni me mend sa kam mbetur e trishtuar kur kuptova këtë lajm. Sidomos tash kur jam gati të lind fëmijën. Nuk e dimë se çfarë do t’i themi kur të rritet”, tha ajo.

Çifti vendosi të ndahet pasi që mësoi lajmin. Tash së bashku me prindërit po përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur këtë lëmsh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Pak para martesës kuptuan se janë vëlla e motër Empty
MesazhTitulli: Re: Pak para martesës kuptuan se janë vëlla e motër   Pak para martesës kuptuan se janë vëlla e motër EmptySat May 19, 2012 4:56 pm

shyqyr te pakten qe e paskan kuptuar,dhe nuk ka ndodhur ndonje gje tjeter e tmerrshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pak para martesës kuptuan se janë vëlla e motër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Populli më gjumash në botë janë Francezët"
» Internet Society thotë që sulmet kundër WikiLeaks janë të jashtëligjshme
» Çarjet e para në LDK
» FSK-ja nuk ka para për helikopterë
» Rihanna lakuriq para pasqyrës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) ARGËTIM DHE ZBAVITJE (¯`♥´¯) :: KURIOZITETE-
Kërce tek: