WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ta bëni puthjen të paharrueshme..

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Si ta bëni puthjen të paharrueshme.. Empty
MesazhTitulli: Si ta bëni puthjen të paharrueshme..   Si ta bëni puthjen të paharrueshme.. EmptySun Dec 25, 2011 2:48 am

Puthja mund të japë shumë argëtim dhe kënaqësi, nëse jeni me të vërtetë të mirë në këtë gjë.
Dhe duhet të jeni të mirë në të!
Sepse shumë femra mendojnë që nëse nuk e bëni këtë gjë si duhet, veçanërisht puthjen e parë, gjasat janë që nuk do të jeni të aftë të jeni të mirë as për pjesën tjetër.


Prandaj nëse dëshironi të mësoni si të putheni, ose nuk ndiheni të lumtur me llojin e puthjes që partneri juaj është duke ju dhënë, provoni të kërkoni këshilla se si të putheni nëpër revista, libra dhe në internet! Këshillat e puthjeve zakonisht janë të shkruara veçanërisht për t’ju udhëhequr në puthjen tuaj të parë. Këto këshilla mund ta bëjnë puthjen përvojën më romantike dhe më të çmuar që keni përjetuar ndonjëherë.

Puthja, në fjalor do të thotë, të prekeni apo të përdheleni me buzët si shprehje e dashurisë, respektit apo vlerësimit a mirënjohjes.
Është një art subtil që duhet të bëhet në mënyrë intime me partnerin tuaj.
Stili më i mirë dhe më i kënaqshëm i puthjes është ai që përdor variacione të ndryshme. Disa partnerë fillojnë me një puthje të vogël, të butë, për të vazhduar me puthje franceze, dhe më pas e shohin veten që janë duke thithur buzën e poshtme apo të sipërme të njëri-tjetrit.
Sidoqoftë, puthja më e përkryer dhe romantike është ajo që ndahet me personin i cili është me të vërtetë i veçantë për ju. Edhe pse një puthje e mirë definitivisht mund t’i bëjë dy njerëz të ndihen më të afërt, megjithatë, nuk ka asgjë më të sinqertë dhe apasionuese se sa puthja me dikë për të cilin keni ndjenja.

Për të shmangur nervozizmin dhe rrethanat e sikletshme sidomos për ata që e kanë për herë të parë, është e rëndësishme të dini disa këshilla se si të putheni. Ka shumë njerëz që kanë shkruar se si të triumfoni mbi frikën për të puthur dikë. Pasi që ka lloje të ndryshme të puthjeve, ka po ashtu edhe shumë këshilla se si të putheni varësisht nga lloji i puthjes, personi të cilin dëshironi ta puthni dhe shumë faktorë tjerë. Ndër këshillat e puthjeve që do t’i gjeni në internet janë këshillat bazike se si të putheni, këshillat për puthje franceze, këshilla se si të puthni në mënyrë të shkëlqyeshme, këshilla për puthjen e parë, këshilla të puthjeve për meshkuj, këshilla të puthjeve për femra, këshilla të puthjeve për adoleshentë, këshilla të puthjeve për lidhjet dhe këshilla për puthje romantike.

Për adoleshentët është gjithmonë mirë të lexojnë së pari këshillat bazike për puthje pasi që është gur themel për puthje më intime dhe apasionuese. Pasi që puthja e parë është një moment që të dy dëshironi ta shijoni, është më shumë romantike dhe më pak e sikletshme nëse bëhet derisa të dy jeni vetëm. Një turmë e njerëzve rreth jush sigurisht që nuk do ta shtojnë vlerën e këtij momenti të veçantë. Prandaj pse mos ta merrni partnerin tuaj për një shëtitje dhe të shkoni në një vend ku mund të përfshiheni në një festim intim për dy persona.
Kur shkëndijat fillojnë të fluturojnë, dhe ju dy tashmë jeni duke u puthur, mos i kufizoni puthjet vetëm në buzë. Është më joshëse, dhe romantike nëse e puthni mjekrën, qafën, majën e hundës, faqet dhe madje qepallat e partnerit. Por përveç kësaj, ka edhe këshilla tjera për puthje që secili prej neve duhet t’i ketë ndërmend.
Kujdesuni të keni kundërmim të mirë të gojës. Vemi bast që do të pajtoheni nëse themi që mënyra më e sigurt për të prishur një puthje të përkryer është nëse ju vjen erë e keqe nga goja. Prandaj lani dhëmbët para se të dilni në takim ose mbani me vete një pako me çamçakëz ose mente dhe merrni një pasi që kryeni ushqimin, një gotë birre apo cigaren.
Pastaj provoni ta zgjidhni momentin e përkryer, mos e puthni personin vetëm pse ndiheni ashtu. Koha e duhur për ta puthur personin është kur ju takohen shikimet dhe asnjëri nuk mundet ta largojë shikimin. Po ashtu është mirë nëse prekni buzët me gjuhë para puthjes, sepse buzët pak të njoma e bëjnë puthjen një përvojë edhe më të kënaqshme.
Një këshillë tjetër për puthje që do t’ju përfshijë edhe më thellë është t’i mbyllni sytë para se t’ju takohen buzët. Duke mbyllur buzët ju jep më shumë kënaqësi pasi që ndihmon në pengimin e çfarëdo hutimi. Dhe për të pasur një përvojë të puthjes të cilën do ta mbani në mend sigurohuni që ta hapni gojën tuaj pak derisa e drejtoni në buzët e partnerit. Dhe derisa buzët ju bashkohen, mbani buzët pak të ndara dhe shtypni butësisht mbi buzët e partnerit tuaj.

Tani që e keni lexuar këtë, tashmë jeni të armatosur me këshilla puthjeve që definitivisht do ta bëjnë përvojën tuaj diçka që do ta kujtoni përgjithmonë. Ngulitni në mendje këto këshilla të puthjeve, dhe veproni sipas këtyre kur ta keni mundësinë ta puthni partnerin tuaj. Dhe pa dyshim, do t’u jepni atyre puthjen për të cilën do të mendojnë gjatë gjithë natës dhe do t’i bëjnë të presin me padurim gjërat tjera që vijnë!
Burimi: Sekrete Bukurie
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
Memories
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Memories


Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/12/2010
Postime Postime : 598
Vendodhja Vendodhja : Nen Hijen tende,,,

Si ta bëni puthjen të paharrueshme.. Empty
MesazhTitulli: Re: Si ta bëni puthjen të paharrueshme..   Si ta bëni puthjen të paharrueshme.. EmptyMon Dec 26, 2011 4:20 am

mace te lumt moi se na jep msime tmira ... Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Si ta bëni puthjen të paharrueshme.. Empty
MesazhTitulli: Re: Si ta bëni puthjen të paharrueshme..   Si ta bëni puthjen të paharrueshme.. EmptyFri May 18, 2012 12:10 am

me te vertete na jep mendime teper interesante;ashaha mire qe jemi te rregjistruar neper forume te pakten
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Si ta bëni puthjen të paharrueshme.. Empty
MesazhTitulli: Re: Si ta bëni puthjen të paharrueshme..   Si ta bëni puthjen të paharrueshme.. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si ta bëni puthjen të paharrueshme..
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si ta beni personin e Zemres tuaj te ju doje "çmendurisht"
» Si duhet te silleni kur ta beni per here te pare...
» Cfarë bëni kur jeni të mërzitur?
» C'fare po beni ne keto momente?
» Gjeja e pare qe beni mbas sexit ????

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: DASHURIA DHE ROMANCA-
Kërce tek: