WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sulmi kuqezi përfundon në merkato

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Sulmi kuqezi përfundon në merkato Empty
MesazhTitulli: Sulmi kuqezi përfundon në merkato   Sulmi kuqezi përfundon në merkato EmptySat Jan 07, 2012 8:49 am

Tashmë thuajse është bërë një ritual. Përsëritet në çdo periudhë të mundshme të transferimit të lojtarëve. Të gjithë sulmuesit shqiptarë përfundojnë në merkato.

E njëjta gjë me ndonjë përjashtim të vogël, nuk kishte se si të mos ndodhte edhe në këtë janar të 2012-s, i cili shikon në xhiron e transferimeve, nga Salihi, Bogdani e Kapllani (shtyllat kryesore të sulmit të Kombëtares kuqezi, deri te Sukaj, Sadiku, Vajushi etj., të përfaqësueses sonë Shpresa.

Qëndrimi i Erjon Bogdanit te Çezena është gjithnjë e më shumë në dyshim. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë oferta nga disa klube italiane, ku ajo që ka shfaqur më shumë interes për të është pikërisht Modena, skuadër që luan në Serinë B. Por ditët e fundit, në radhë për futbollistin 34-vjeçar, ka hyrë edhe skuadra e Leçes. Kjo e fundit është në kërkim të një sulmuesi për të përforcuar repartin e avancuar dhe Bogdani shihet si kandidatura ideale për trajnerin Serse Kozmi. Më parë u fol edhe për një interesim të Breshias për sulmuesin shqiptar të Çezenës, por duket se Leçe ka fituar një avantazh të konsiderueshëm në krahasim me ekipet e tjera italiane. Fundi i vitit 2011 e gjet bomberin shqiptar Hamdi Salihi jashtë planeve të trajnerit të Rapidit të Vjenës, Peter Shëtel. Madje ky i fundit nuk ngurroi ta thoshte publikisht që sulmuesi kuqezi nuk ishte më i preferuar për të vazhduar karrierën te kampionët rekordmenë të Austrisë, ndaj duhej që me ofertën e parë të largohej në janar. Ofertat për të nuk kanë munguar. Burime të sigurta pranë vetë lojtarit kanë deklaruar se klubi i Grashopersit i ka paraqitur të mërkurën ofertën e vet sulmuesit të Rapidit të Vjenës. Sulmuesi 27-vjeçar e ka dëgjuar, por normalisht që nuk ka dhënë ende një përgjigje. Ofertat e tjera, konkrete për sulmuesin, kanë ardhur nga Bryzhi dhe dy klubet turke, Gençlerbirligi dhe Gaziantepspor. Por bashkë me të, tek e njëjta skuadër zvicerane mund të shkojë edhe një tjetër sulmues shqiptar, i talentuari Armando Sadiku, i cili në 2011-n ka shkëlqyer në Lokarnon në ligën e dytë zvicerane dhe me Kombëtaren U-21. Klubit të tij i është ofruar një dëmshpërblim i kënaqshëm për kartonin, ndërsa vetë futbollisti gjithashtu e vlerëson si pozitive ofertën financiare. Burime pranë lojtarit thonë se ai do të ishte i gatshëm të pranonte menjëherë ofertën. Për të interesohen edhe zviceranët e Jang Bojs, Borusia Mynshengladbah në Bundesligën gjermane, dhe Xhenoa e Katania në Itali. Ndërsa Augsburgu nuk ofron garanci për Edmond Kapllanin, i cili ka marrë një ofertë nga gjermanët e Greuther Furth, por për momentin është ende herët të flasim. Shkodrani Xhevahir Sukaj, i rikthyer në kombëtare së fundmi, më në fund ka firmosur në Iran, me skuadrën elitare të këtij kampionati, Sepahan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Sulmi kuqezi përfundon në merkato Empty
MesazhTitulli: Re: Sulmi kuqezi përfundon në merkato   Sulmi kuqezi përfundon në merkato EmptyMon Jun 04, 2012 6:43 pm

sa keq shpresojm heren tjeter me mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sulmi kuqezi përfundon në merkato
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sulmi në zemër (infarkti)
» Juventus-Manchester City përfundon me barazim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: ÇDO GJË RRETH SPORTIT-
Kërce tek: