Prishtinë, 16 dhjetor – Tribunali i Hagës ka vendosur ta anulojë vendimin e dhënë para pak kohësh për lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt. Prokuroria kishte paraqitur ankesë ndaj vendimit të Tribunalit për lirimin e përkohshëm të liderit të AAK-së nga paraburgimi. Arsyetimi i dhënë është droja nga frikësimi i dëshmitarëve.
Me vendimin e paradokohshëm, Ramush Haradinaj i qe lejuar lirimi i përkohshëm nga data 17 dhjetor deri më 14 janar.