Bruksel, 16 dhjetor - Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se juria e “Shooting Stars – European Film Promotion”, ka shpallur si një nga 10 talentet e reja të Evropës, aktorin shqiptar, Nik Xhelilaj. Prej majit të vitit 2010 edhe Shqipëria përfaqësuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, është anëtare e European Film Promotion (EFP) i cili është rrjeti i vetëm ndërkombëtar që organizon promocion dhe marketim të Kinematografisë Evropiane në mbarë botën. Shqipëria mori pjesë këtë vit për herë të pare. Juria e përzgjedhur nga EFP (aktorja gjermane Heike Makatsch, regjisori danez Ole Christian Madsen, producenti francez Cédomir Kolar, casting director Lina Todd nga USA dhe autori dhe kritiku britanik i filmit Derek Elley) midis shumë kandidatëve nga e gjithë Evropa, zgjodhi 10 aktoret/aktorët më të mirë, për t’i promovuar si talentet e vitit 2011 në Kinematografinë Evropiane, ndër të cilët bën pjesë edhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i përfaqësuar me filmin “Shqiptari”, transmeton BallkanWeb.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.