WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 A e parandalon gripin Vitamina C?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

A e parandalon gripin Vitamina C?  Empty
MesazhTitulli: A e parandalon gripin Vitamina C?    A e parandalon gripin Vitamina C?  EmptyThu Dec 16, 2010 11:28 pm

Një sërë studimesh kanë vërtetuar se, vitamina C lehtëson me rreth 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si: dhimbjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën.

Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por, nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet.

Megjithëse shumë kërkime tregojnë që nuk e parandalon, një studim i rastësishëm zbuloi që, atletët e garave shumë të gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë nuk i zinte aq shpesh gripi sa ata që nuk e merrnin fare vitaminën.

Ja një këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është shumë e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni shumë nga simptomat e tij.

Marrja e 200 miligramëve në ditë është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinë.

Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C në të mund të ndryshojë në varësi të portokallieve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
A e parandalon gripin Vitamina C?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: