Mondi Bordidrejtues
Anëtarësuar : 26/11/2010 Postime : 3474 Vendodhja : Always where I need to be...:) Mosha : 39
| Titulli: Akuza të marra, kurrë s’kam qenë në Shqipëri Thu Dec 23, 2010 8:28 pm | |
| Beograd, 23 dhjetor – Njeriu që u prezantua si Jusuf Ercin Sonmez, mjeku i cili gjendet ne fletarrestim e Interpolit “për shkak të krimit kundër njeriut e shëndetit, tregtisë me njerëz dhe imigrim ilegal”, në një deklaratë ekskluzive për tablloidin beogradas Kurir pohoi se kurrë nuk ka qenë në Shqipëri dhe se miqtë e tij serbë qeshin për akuzat që i bëhen atij.
“Vërtetë nuk di si ta komentojë këtë proces absurd dhe të marrë që po zhvillohet në Kosovë! Kjo me gjasë po ndodhë pasi ata (Kosova) ende nuk kanë arritur të bëhen shtet juridik. Shumë miq të mi serbë qeshin për këtë, si dhe për shkak të situatës sime që e ka krijuar ai, ta quaj kështu, i mjeri Guardian”, i tha Sonmez gazetës serbe, duke theksuar se në këto hapësira ka qëndruar për herë të fundit qysh në kohën e ish-së RSFJ-së (para vitit 1990)
“Për herë të fundit kam udhëtuar në hapësirat tuaja derisa ishit ende Jugosllavi. Kam punuar në Kosovë me leje zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, si punëtor pa përgjegjësi. Ju nuk më njihni, por për fat të keq, unë çdo kah jam karakterizuar si monstrum. Mundem vetëm të vështroj këtë situatë dhe të ndjek se çka po ndodh pa kontrollin tim”, theksoi Sonmez. Ai nuk deshi të përgjigjej në pyetjen se me çka merret momentalisht dhe cilët janë ata miq të tij për të cilët na foli. | |
|