WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë Empty
MesazhTitulli: Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë   Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë EmptyFri Dec 24, 2010 8:59 pm

Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë 2ztf6v9
Prishtinë, 24 dhjetor – Hashim Thaçi, sipas intervistës që i dha gazetës Koha Ditore, rreth raportit që e pandeh atë për përfshirje në trafikim organesh, po e pret me padurim ardhjen e një mysafiri në Kosovë. Ai është zvicerani Dick Marty, njeriu më i përfolur prej dy javësh.
Informatat që ka kryeministri në largim janë se Marty është ftuar nga Klubi për Politikë të Jashtme, për të prezantuar në Prishtinë raportin e tij që përmban akuza për trafikim organesh njerëzore nga Thaçi dhe nga ish-drejtues të UÇK-së, përfshirë edhe akuza që e pandehin kryeministrin në largim të Kosovës si “bos” të një rrjeti mafioz që merret edhe me trafikim të armëve e drogës. Marty në fakt është mandatuar nga Këshilli i Evropës për të hetuar dyshimet për përfshirjen e UÇK-së në trafikim organesh të pengjeve serbe. Por autoritetet kosovare e kanë cilësuar raportin e tij si të mbushur me shpifje. Kanë paralajmëruar edhe padi për Martyn, por ai u është kundërpërgjigjur se gëzon imunitet. E Thaçi ka thënë për zviceranin, në intervistën e botuar sot në gazetën Koha Ditore, se nuk do të mundë t’i ikë përballjes me drejtësinë. Beson se ka argumente e dëshmitarë rreth motiveve të tij inkriminuese dhe mënyrës inkriminuese të bërjes së këtij raporti, të cilat do t’ia prezantojë drejtësisë herë do kur. Edhe vetë Dick Marty, sipas tij, tashmë është në dijeni për këtë gjë.
Thaçi në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, në pjesën e parë të së cilës ka folur vetëm për raportin e Dickut, e ka quajtur atë si “raport horror” dhe si “pamflet politik”.
Sipas tij, përmbajtja e këtij drafti që synohet të bëhet dokument, është përgatitur në Serbi, dhe e ka marrë bekimin e Rusisë. Raporti, sipas tij, nuk do t’ia dobësojë pozicionin si kryeministër në një takim që e ka paralajmëruar të ndodhë shpejt me presidentin serb, Boris Tadiq. Vendin se ku do të realizohet takimi nuk e ka treguar, por ka thënë se po përgatitet nga Perëndimi. Nga ky takim Thaçi pret “përmbylljen e kapitullit të errësirës dhe të konflikteve dhe hapjen e kapitullit të bashkëpunimit” midis Kosovës e Serbisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Thaçi: Marty herë do kur do të përballet me drejtësinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Anti-shqiptari Dick Marty
» Marty mbron UÇK-në, akuzon krerët e saj
» Thaçi: Koalicionin do ta zyrtarizoj një javë pas 9 janarit
» Thaçi: Dialogu rezulton me njohjen e Kosovës nga Serbia
» Familja Katuçi: Marty tentoi të hidhte eshtra në "Shtëpinë e Verdhë"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: