WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Çaji ndihmon që të mos shtoni në peshë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Çaji ndihmon që të mos shtoni në peshë  Empty
MesazhTitulli: Çaji ndihmon që të mos shtoni në peshë    Çaji ndihmon që të mos shtoni në peshë  EmptyFri Dec 24, 2010 9:04 pm

Nëse konsumoni ushqim të shpejtë, me konsumimin e rregullt të çajit mund ta parandaloni grumbullimin e kileve.

Hulumtuesit kanë zbuluar se nëse konsumoni çaj, e zvogëloni mundësinë e ndikimit të përbërësve të dëmshëm në gjak, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë në lidhje me yndyrën e ushqimit që mund të shkaktojë diabetin, tipi 2. Eksperimentet në minj tregojnë edhe shumë dobi tjera prej ndikimit të çajit.

Gjatë studimeve, hulumtuesit e minjve u kishin shërbyer ushqim të pasur me shumë yndyrë, përderisa të tjerëve u kishin shërbyer ushqim normal. Secilën prej këtyre dy grupeve e kishin ndarë në grupe dhe u kishin shërbyer ujë, çaj të zi, apo çaj të gjelbër për 14 javë rresht. Të dyja llojet e çajit e kishin zvogëluar peshën te minjtë dhe e kishin hequr dhjamin në bark si pasojë e ushqimit të pasur me shumë yndyrë.

Çaji i zi është efikas në luftën kundër përbërësve të dëmshëm në gjak. Kjo ndikon në nivelin e lartë të kolesterolit, nivelin e lartë të glukozës dhe rezistencës në insulinë, që janë shenja të diabetit, tipi 2, atëherë kur trupi në mënyrë efikase nuk e përdor insulinën, të cilën e prodhon. Problem kyç te njerëzit me mbipeshë është se te shumica prej tyre shfaqet rezistenca ndaj insulinës.

Edhe pse ky zbulim do të duhet të vërtetohet edhe te njerëzit, është treguar si shumë me rëndësi. Tashmë është vërtetuar se çaji e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe sëmundjes së Parkinsonit.

Disa hulumtime po ashtu theksojnë se konsumimi i çajit për 10 vjet e më tepër shton dendësinë e eshtrave. /msn.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Çaji ndihmon që të mos shtoni në peshë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: SHËNDETËSI-
Kërce tek: