Liverpool synon rikthimin e Zarates në Premier League, përkatësisht dëshiron t’a bëjë partner të fortë me Torresin.
Klubi Anglez do t’i ofrojë Lazios rreth 14 milion Funta, pasi që janë të vendosur për t’a gjetur partnerin ideal të Fernando Torresit në sulm.
Zarate është i njohur në Angli për huazimin e suksesshëm të kaluar në Birmingham City vitin 2008, duke shënuar katër gola edhe pse Birmingham ra nga liga atë vit.
Zarate ka shkëlqyer me Lazion 18 muajt e fundit, duke u bërë lojtari kryesor tek ekipi kryeqytetas i Italisë.
Aftësia e tijë për të asistuar e ka shtyrë Liverpoolin të interesohet për lojtarin në fjalë dhe mendojnë se dyshja Zarate-Torers do të funksiononte deri në perfeksion.
_________________
