WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta  Empty
MesazhTitulli: Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta    Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta  EmptySat Jan 15, 2011 9:46 pm

Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta  20hsg0y

Rezultatet e dobëta në mësime gjatë semestrit të parë kanë çuar drejt vdekjes një vajzë 12-vjeçare nga Tepelena.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Gjirokastrës, bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën rreth orës 17:40 në fshatin Ivzor të komunës Luftinjë, raportoi Balkanweb.

Minorenia me inicialet E. SH., nxënëse në klasën e 6-të të shkollës 9-vjeçare “Xhevit Çela”, u gjet e pajetë në kasollen e bagëtive.

Sipas burimeve policore, viktima u gjet nga nëna e saj, e cila po e kërkonte që prej një ore. Kjo e fundit është tronditur, kur ka vënë re të bijën varur me zinxhirin që lidhnin lopën.

Ndërsa, familjarët kanë nisur mortin, policia e sinjalizuar për ngjarjen ka mbërritur shpejt në fshatin Ivzor dhe kanë nisur hetimet.

Burime pranë grupit hetimor pohojnë se pas kqyrjes së kufomës, nuk u gjetën shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga ekspertiza e bërë si dhe nga deklarimet e marra nga familjarët e 12-vjeçares, rezultoi se shkaku paraprak i vetëvarjes ishte ngarkesa psikologjike për shkak të rezultateve jo të mira të arritura në mësime gjatë semestrit të parë shkollor.

Familjarët e viktimës deklaruan para policisë se nuk kanë asnjë pretendim dhe asnjë dyshim për shkakun e humbjes së jetës të vajzës së tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Vetëvaret 12-vjeçarja për nota të dobëta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetëvaret 19-vjeçarja pas festës me familjen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: