
Madrid, 16 janar – Ekipi i Jose Mourinhos dështoi sonte si mysafir i Almerias në përpjekjet që të paktën të ruajë dallimin në pikë karshi Barcelonës prijëse në tabelë. Futbollistët e Real Madridit nuk arritën të kthehen si fitues nga Almeria, e cila në ndeshjen e mbrëmjes të së dielës udhëhoqi nga minuta 60 me golin e Ulloas.
Maksimumin që e arritën të zgjedhurit e Mourinhos ishte barazimi nëpërmjet golit të Graneros në minutën 77.
Në ndeshjen tjetër të Primera Divizionit, Valencia mundi Deportivo la Corunan me rezultatin 2 -0, kurse Barcelona në minutën 80 është duke udhëhequr 4– 1 kundër Malagës, me golat e Iniestës, David Villas(2) dhe Pedro Rodriguezit. Me këtë fitore eventuale, Barcelona do ta shtojë në katër pikë epërsinë ndaj të dytit në renditje tabelare, Realit të Madridit.
Rezultatet:
Valencia 2 - 0 Deportivo
Almeria 1 - 1 Real Madrid
Barcelona 4 - 1 Malaga
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.