Tiranë, 22 janar - Pas dhunës së djeshme në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, sot situata duket e qetë, ndërkohë që paniku ka rënë disi.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjenden ende mbeturinat e dhunës, si automjete të djegura, tulla dhe mjete të tjera të forta që demonstruesit e dhunshëm hodhën mbi forcat e rendit.
Bulevardi qendror është i hapur sot për automjetet, teksa për qytetarët kryefjalë është ngjarja e ndjeshme, ku shumica e dënojnë atë. Opozita premtoi se dita e shtunë do të jetë ditë zie dhe nuk do të kishte përkeqësim të situatës, shkruan gazeta elektronike Start.