Prishtinë, 24 janar - Është promovuar libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, i autorit Nysret Pllana, i cili përmban një faktografi mbi krimet serbe të kryera në Kosovë për më shumë se një shekull.
Veprimtari Adem Demaçi e ka cilësuar librin si mjaft të rëndësishëm, mirëpo ka porositur institucionet e Kosovës që të punojnë më shumë në zbardhjen e krimeve serbe.
Në fund është shfaqur edhe një dokumentar dhe një ekspozitë me fotografi të masakrave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Botimi i këtij libri është mundësuar nga Qeveria e Kosovës dhe vjen në kohën e akuzave të raportit të Dick Martyt ndaj personaliteteve kosovare për krime ndaj serbëve.