Mondi Bordidrejtues


Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime : 3474
Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha : 36
 | Titulli: KQZ: PDK 32.4%, LDK 24.67, VV 12.55% Mon Jan 24, 2011 1:12 am | |
|  Prishtinë, 24 janar – Pas rivotimit në Mitrovicë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me rezultate preliminare në nivel vendi, për subjektet politike, që garuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 dhjetorit. Partia Demokratike e Kosovës fiton 32.40 %, Lidhja Demokratike 24.67 %, Lëvizja Vetëvendosje 12.55%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 11.09 %, Aleanca Kosova e Re 7.22 %, Partia Fryma e Re 2.15 % dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë 2.13 %. Rezultatet preliminare në nivel vendi u shpallën njëkohësisht me rezultatet e rivotimit në Mitrovicë, në bazë të të cilave, sipas KQZ-së, PDK ka fituar 47.47 %, LDK - 22.3 %, VV - 11.5 %, AAK- 6.3 %, AKR -6.0 %, FER - 1.4 % dhe LDD - 0.2 %. Sipas KQZ-së, dalja e votuesve në nivel vendi është 47 %. Kryetarja e KQZ-së ,Valdete Daka, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas numërimit të votave me kusht. _________________ Ca pika shiu rane mbi qelq, Per ty une befas ndjeva mall, Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
| |
|