
Sydney, 24 janar – Revista australiane për meshkuj, “Zoo Weekly” e ka shpallur sot themeluesin e sajtit Wikileaks, Julian Assange, si “australianin më të keq të vitit”, për shkak të publikimit të mijëra depesheve sekrete diplomatike.
Assange, i lindur në Australi, ia kaloi në këtë pozitë Zotit, princeshës daneze Mary dhe kryeministres australiane, Julia Gillard, njoftojnë agjencitë.
“Këtë aferë mund ta shihni nga kënde të ndryshme, por është fakt se themeluesi i Wikileaks ka shkelur rregullën se sekreti duhet të mbetet sekret”, thuhet në arsyetimin e revistës australiane.
Assange në sajtin e Wikileaks ka publikuar mijëra dokumente sekrete për luftërat në Irak dhe Afganistan, dhe depeshet diplomatike të zyrtarëve të ambasadave amerikane në gjithë botën.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.