The Godfather Anëtar/e


Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime : 249
Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha : 37
 | Titulli: Në Dubai hapet restoranti më i lartë në botë Mon Jan 24, 2011 8:20 pm | |
|  Dubai, 24 janar - Në ndërtesën më të lartë në botën, kullën Burj Khalifa në Dubai, në katin 122 dhe në lartësinë prej 422 metra, është hapur një restorant. Fjala është për njërin nga restorantet më luksoze në botë, i quajtur “Atmosphere”. Në restorant do të shërbehet ushqim i shëndetshëm i kuzhinës ndërkombëtare. Restoranti mund të pranojë deri në 210 mysafirë, njoftojnë agjencitë. Kulla Burj Khalifa ka 200 kate dhe është e lartë 828 metra. Apartamentet dhe zyrat, që janë 1 044, kanë zënë 150 kate. Këtu është edhe hoteli luksoz “Armani”. Ndërtesa, ndërtimi i së cilës ka kushtuar 1.5 miliardë dollarë, është hapur vitin e kaluar. Në restorantin “Atmosphere” një filxhan kafe kushton 8 dollarë. _________________  | |
|
Kingiaburrel Bordidrejtues


Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime : 507
Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha : 25
 | Titulli: Re: Në Dubai hapet restoranti më i lartë në botë Sat May 19, 2012 5:52 pm | |
| Un nuk do shkoja sepse fobia ime jan lartesite(do me pushonte zemra nga frika) _________________ Jeta esht nje genjeshter e bukur;ndersa jeta nje realitet i hidhur.
| |
|