WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Garda ka fshehur armët që qëlluan ndaj demonstruesve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Garda ka fshehur armët që qëlluan ndaj demonstruesve  Empty
MesazhTitulli: Garda ka fshehur armët që qëlluan ndaj demonstruesve    Garda ka fshehur armët që qëlluan ndaj demonstruesve  EmptyThu Jan 27, 2011 9:44 pm

Prokuroria dyshon se armët me të cilat janë vrarë tre demonstruesit nuk i janë servirur nga Garda e Republikës. “Nga verifikimi i armëve deri më tani, asnjëra nuk ka rezultuar që ka qëlluar viktimat”, thanë burimet nga grupoi hetimor, duke shtuar se janë krahasuar predhat dhe gëzhojat. Akuza thotë se ka dyshime se armët e marra në Gardë nuk kanë qëlluar ndaj tyre, ndërsa saktëson se po heton edhe për mundësinë e zhdukjes dhe fshehjes së tyre. Një tjetër veprim i grupit hetimor për masakrën e 21 janarit ka qenë sekuestrimi i armëve të Gardës së Republikës, për t’i krahasuar më pas me gëzhojat në vendngjarje dhe predhat e gjetura te trupat e viktimave e për të dalë në konkluzionin nëse vrasjet kanë ndodhur nga punonjësit e Gardës. Garda i ka servirur vetëm 52 armë grupit hetimor. Armët janë të llojit “Kallashnikov” e “PMSH”, si dhe të tjera që përdoren nga gardistët. “Armët e tjera nuk janë dhënë me arsyetimin se Garda mbetet pa to, kur aktualisht është në gatishmëri”, thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
 
Garda ka fshehur armët që qëlluan ndaj demonstruesve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zgjedhjet, BE, sot ultimatumi ndaj Tiranës
» Toure i ngazëllyer me dy golat ndaj Villarrealit
» Edhe gratë e vuajnë varësinë ndaj seksit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: