
Një aksident tragjik ndodhi të premten mbrëma pranë Urës së Tapizës në Fushë Krujë. Viktima është një fëmijë dy vjeçar nga familja Miftari banues në Laprakë të Tiranë.
Mësohet se ngjarja ndodhi kur një automjet i tipit “Mercedez”, me drejtues shtetasin Dritan Rryta, nga fshati Larushk i Fushë Krujës, ka goditur në pjesën e prapme mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Altin Miftari nga Lapraka.
Përveç një viktime në aksident mbetën të plagosur edhe pjesëtarë të tjerë të familjes Miftari, si Dritan Miftari (30), K. Miftari (5), Edlira Miftari (29), Marsela Çoku (31), D. Çoku (6), G. Çoku (2) dhe Dritan Rryta (45).
Të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për të marrë ndihmën mjekësore. Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat, teksa është arrestuar në flagrancë shtetasi Dritan Rryta (45)
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.