Mondi Bordidrejtues


Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime : 3474
Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha : 36
 | Titulli: Rezultati final: PDK–34 deputetë, LDK–27, VV–14, AAK-12 dhe AKR 8 deputetë Sun Jan 30, 2011 9:39 pm | |
| Prishtinë, 30 janar - Komisioni Qendror zgjedhor ka shpallur sonte rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit.
Sipas rezultateve të fundit të KQZ-së, partia Demokratike e Kosovës ka fituar 32.11 për qind të votave dhe do të ketë 34 deputetë në përbërjen e ardhshme parlamentare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 24.69 për qind, apo 27 ulëse deputetësh, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 14 deputetë, pasi ka fituar 12.69 për qind të votave, pason Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 11.04 për qind të votave, përkatësisht 12 deputetë dhe e fundit Koalicioni Kosova e Re (AKR) me tetë ulëse për deputetë, që i takojnë në saje të 7.29 për qind të votave të fituara në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Partia Liberale Serbe (SLS) do t’i ketë 8 ulëse, të përcjella edhe nga disa parti tjera të komuniteteve, të cilat do t’i kenë nga 4 e më pak deputetë në Kuvend. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje ka qenë 45.29 për qind.
Prej së hënës pritet të fillojnë edhe takimet ndërmjet krerëve partiakë për formimin e koalicionit qeverisës. _________________ Ca pika shiu rane mbi qelq, Per ty une befas ndjeva mall, Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
| |
|