
Londër, 31 janar – Chelsea do të përpiqet sot të transferojë spanjollin Fernando Torres, duke i ofruar Liverpoolit 110.7 milionë euro, transmeton "Daily Mail".
Abramovich po përpiqet të luajë me kartën e klauzolave në kontratën e sulmuesit të Liverpoolit, e cila bëhet aktive në rast të ofertës prej 58.3 milionë euro. Shuma shtesë prej 52.4 milionë euro shkon në xhepin e Torresit, nëse nënshkruan kontratën pesëvjeçare, me të cilën do të fitojë rreth 204 100 euro në javë.
Në Liverpool tashmë janë pajtuar për humbjen e Torresit. Deri tani kanë blerë Luis Suarezin, dhe do të përpiqen të sjellin edhe Ashley Young nga Aston Villa.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.