
|
| | NGA KOLEC TRABOINI | |
| Autori | Mesazh |
---|
shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:53 am | |
| Kolec Traboini Kolec Traboini ka lindur ne Shkoder, dhe ne moshen feminore, pas vdekjes se babait ka jetuar per disa vjet ne Shtepine e Femijes ne Shkoder. Ka ndjekur per dy vjet shkollen Pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" ne Tirane. Pas kryerjes se sherbimit ushtarak ne Tropoje, ka punuar rreth 4 vjet ne fabriken e Fibres se Kombinatit te Drurit ne Shkoder. Me pas ka vazhduar studimet ne Universitetin e Tiranes dega Gazetari. Gjate kohes qe ishte student botoi librin me tregime "Petalet e bajames se hidhur" 1973, qe u vleresua me çmim inkurajues ne konkursin Kombetar te Letersise dhe Arteve. Shkrimtari Naum Prifti ne ate kohe botoi nje recension vleresues per tregimet e autorit si dhe stilin liriko poetik te rrefimit te autorit te ri. Pervec nje tregimi ne gazeten"Studenti", Fosforeshenca", dhe nje tjetri ne gazeten "Drita", me pas K.Traboini nuk do te shkruante tregime letrare. Gjate shume viteve ai shkruan skenare per filma dokumantar, vizatimore si dhe realizon nje sere dramatizimesh per femije ne Radio Tirana, nder te cilet spikat dramatizimi me nente pjese "Kreshniket e Jutbines". Ne kinematografine dokumentare ai do te fitonte per skenaret e shkruar prej tij e te realizuar ne filma, mjaft çmime duke perfshire dy kupat e festivaleve te I-re dhe te VIII-te, "Asdreni" 1976, dhe "Keshtjella e kengeve" 1989, bashkautor me poetin Agim Shehu, si dhe nje sere cmimesh per filmat "Kol Idromeno", "Hasan Prishtina" e tjere. Ne vitin 1990 realizon me regji e skenar te tij filmin dokumentar "Deshmi nga Barleti" i cili u shpall filmi me i mire dokumentar i Kinostudios Albafilm per vitit. Ne projektet e tij per realizimin e filmave autor-film, regji e skenar ai nis punen edhe me dy filma te tjere "Fluturimi i pellumbave" dhe "Requiem" mirepo rrjedha e intensive e ngjarjeve ne fundin e vitit 90-te dhe fillimin e 91-shit, solli edhe prishjen e programeve te filmimit. Ne Kinostudio, si kudo ne Tirane dhe rrethe, nis te fryje vrullshem era proceseve demokratike qe do te sillte permbysjen e shtetit despotik monist. K. Traboini eshte nder organizatoret e pare te formimit te deges se Partise Demokratike per Kinostudion dhe bashkeinisiator me Mark Topallajn e Saimir Kumbaron per organizimin e metingut te madh te intelektualeve te kryeqytetit para stadiumit Qemal Stafa, ku u nguten te dalin ne tribune per te folur edhe ata qe nuk kishin kurrfare lidhje me idete demokratike. Merr pjese ne demonstratat e medha te zhvilluara ne kryeqytet, dhe ne kete atmosfere shkruan e boton shkrimin "Vlera e Simboleve Kombetare" ne numurin 3 te gazetes RD me 16 janar 1990 ku nder te tjera thuhet se kish ardhur koha per te hequr simbolet komuniste duke perfshire heqjen e yllit te kuq nga flamuri dhe nga stema e Republikes. Acarimi i gjendjes e detyron K.Traboinin pas shembjes se bustit, e kur komunistet kerkonin revansh monumentesh e ndoshta gjaku, te largohet nga atdheu familiarisht ne drejtim te Malit te Zi ku kishte fshatin e babait te vet Traboinin e Hotit, per te kaluar me pas ne Greqi. Ne Athine punon ne ndertim, mekanik, pastrues e soj e soj punesh te tjera per te mbijetuar, nderkohe i revoltuar nga propoganda anti-shqiptare dhe cpifese ndaj emnigrandeve shqiptar, me kursimet e pakta qe kish investon hapjen e nje gazete per emigrandet shqiptar. Gazeta "Emigrandi" (me pas "Egnatia") u shpernda ne sheshin "Omomia" nder emigrande diten e 10 Prillit 1993. Gazeta doli ne kushtet jo legale ashtu sic ishin ilegale botuesi i gazetes K.Traboini dhe qindra e mijera emigrante shqiptare ane e mbane Greqise. Mizoria e Qeverise Micotaqi mbi emigrandet shqiptar me operacionin çnjerzor "Skupa" (Fshesa) e detyroi botuesin ta nderpriste gazeten ne disa numura per ta vazhduar serisht ne vjeshte me nje ambicje per ta bere gazete serioze dygjuheshe nen okielon "Drejt Europes" dhe shtimin e faqeve te saj nga 4 ne 12 faqe. Ne vitin 1995, me materialet e botuara ne gazeten "Egnatia", K.Traboini botoi te parin liber shqip ne Greqi, albumin poetik te emigranteve "Ballada e largesive", i cili do te pasohej me dy libra te tjere te tij po shqip "Gjurme ne histori", letersi dokumentare si dhe "Kreshniket e Demokracise", ky i fundit me satira politike bashkohore. Albumi poetik i emigrandeve "Ballada e largesive" pati nje jehone shume te gjere ne Greqi dhe vecmas ne Athine, ne rradhet e intelektualeve greke. Ne Shkrimin e tij "Ana tjeter e medaljes se emigrandeve", botuar ne revisten "Arvanon", shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kola shkruan me entusiazem per bijt e nje populli qe edhe ne kushte shume te veshtira te luftes per te mbijetuar, krijon edhe nje art te madh poetik, sepse populli shqiptar, bijt e te cileve jane emigrantet, eshte nje popull me frymezim e shpirt poetik. Nderkohe shkruan me nje fryme teper miredashese edhe shkrimtari grek Kostas Valeta krijimtaria e te cilit ishte botuar e bere e njohur ne Europe. Ne veren e vitit 1995 K.Traboini emigron familiarisht ne Amerike, vendoset ne Filadelfia e me pas sistemohet ne Boston ku jeton familiarisht. Duke qene nje njeri qe nuk i buzeqesh fati ne mergim, edhe ne Amerike vazhdon te beje pune te renda e jasht profilit te tij profesionit si kineast. Kete mungese ai e ploteson duke u marre me krijimtari letrare. Gjate kohes se qendrimit ne Amerike, shkruan e boton dy libra te tjere "Katerkendeshi i mundimeve", Tirane 2000 dhe "Mos vdis dashuri", Tirane 2002, shtepia Botuese "GlobusR", te cilet jane pritur shume mire nga lexuesit ne Shqiperi dhe jashte dhe jane botuar shkrime vleresuese ne gazetat shqiptare te Komunitetit Shqiptar ne SHBA "Illyria" dhe "Dielli".
Ne vitin 1994 Kolec Traboini eshte pranuar antar i Federates Nderkombetare te Gazetareve, me qender ne Bruksel, ndersa ne nentor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare ne Bote mbajtur ne Prizren, eshte zgjedhur antar i keshillit drejtues te LSHB. | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:55 am | |
| Po ha gjysmën e bukës së mergimtarit sonte gjysmën tjeter do ta lë këtu për ju mbi tryezen e refugjatit që jeton prej një viti në një përdhese të Kesarianisë në Athinë.
Do ta lë me shpresë se kur të dremis fluturim si në endrra do vini ju fëmijët e Shqipërisë sime të vini si ëngjëj të bardhë e ta shuani urinë me gjysmën e kafshatës së shkretë që nuk më shkon dot nga dhëmbja e dëshperimi nga mjerimi juaj që është dhe mjerimi im...
Ejani. Unë po flë në qoshkun tim nën një batanije të vjeter nga kohë e pasluftës që UNRRA e kish sjellë për fëmijët e Greqisë e tani ngroh kockat e mija të drobitura... Ejani. Portën e kini hapur mos kini frike e vetmja gjë që troket në këtë shtëpizë përdhese është zemra ime.
Ra mesnata e gjumi më përhumbi në botën e ëndrrave. ...Erdhet, ju pashë të bardhë e të bukur tek hynit tek porta nata nxinte e as yje nuk kish e ndërsa ju cicërinit si zogj pranvere me një këngë mrekullie unë i magjepsur nga ninulla juaj e humba krejtësisht...
Zbardhi mëngjezi i zhurmshem i Athinës nën mjergullën e dëndur dhe zhurmen e troleve që ikin vajtueshëm, pa mbarim.
...O Zot pse u zgjova i tromaksur prej gjysmës se bukës që zbardh mbi tryezë asnjë therrime s'kishit prekur asnjë gjurmë nuk kishit lënë ju ëngjëj të bardhë të Shqipërise sime me uri të pashuar.
Tani nëpër humbellat e natës së zezë mërgimtare më kot e kërkoj endrrën time me ëngjëj të bardhë.
Athinë 18 Maj 1992
| |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:55 am | |
| TEK NENA
Ja ku erdha, nëna ime. Erdha Por dora më dridhet e zilia nuk bie tek porta ndaj rri në prag si kërcu i harruar i sjellë nga larg, nga lumi i mallit që uturon nëpër dhera të huaj e tundon zemren e mërgimtarit. Erdha për të ndarë dhëmbjen me ty për të bashkuar lotët që rrodhën larg njëri-tjetrit kaq vjet.
Tani s'na ndajnë kufijt e shteteve veç kjo portë druri, e vjetër...
S'kam fuqi ta shtyj s'kam fuqi ta hap prandaj te lutem, hapma nëna ime merrmë në krahë se ngriva nga era, shiu e acari i huaj që edhe këtu me ndjek pas si hije!
Qaj unë qan ti nëna ime e lotët mblidhen kruspull në futen e zezë nga tmerri se unë, mëkatari i shpirtit neser do të marr udhët prap nga kjo portë.
Shkodër 22 Mars 1992 | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:56 am | |
| KËNGA E PULËBARDHËS
Në mes të detit lodron, lodron, stërkala hedh ti ikën larg, shumë larg e deti në gji të merr notoj, notoj, dot s'të arrij, kthehu të them imazhin tënd puhizë e kaltër në breg ma sjell.
Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen? Dallga tinëzare të rrëmben e pas s'të kthen!
Një gjethe plepi mbi supin tim si një pëllumb më thotë në shpirt se do të vijë e shpresë mos humb por ti në horizontin blu të detit humbet larg e unë kërkoj e thërras- më kot thërras:
Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen? Dallga tinëzare të rrëmben e pas s'të kthen!
Ikën të gjithë, kudo qetësi, plazhi mbet shkret veç zemra ime bashkë me valët rreh në breg veç zëri im si një shpend deti kërkon e thërret: Merrmë o Diell, më ço pranë saj, atje në det!
Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen? Dallga tinëzare të rrëmben e pas s'të kthen!
| |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:56 am | |
| I THASHË HËNËS
I thashë hënës merrmë si gjethe varëm në dritaren e saj
i thashë bëmë si rreze përplasëm në jastekun e bardhë
i thashë bëmë një zog ti cicërij në ënderr
i thashë bëmë një yll ti pikoj në zëmër! | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:57 am | |
| ME DY GISHTA NE ERE
Një gjysmë shekulli kafshuat terrin o njerëz, duke ripërtypur tmerrin, në thellësi të gjoksit, në thellësi të shpirtit, gjersa zbuluat marramëndthi një copë qiell të kaltër: askush nuk mundi t'ua mbulojë udhën e Kashtës së Kumtrit e Yll polar patët ëndrrën tuaj.
Përmes errësirës, agonisë, ëndërruat fytyren e pranverës duke pritur ditën e dehjes së madhe ditën e "marrëzisë", sepse ju e dinit profecine e gjyshërve arbër: se vetem atëhere kur njerëzve u hipen marrëzia e lirisë vetem atëherë krrelat e erës në qiell nisen e bëhen të kaltra. e anijet e stuhive te detit i afrohen bregut te shpreses.
Tash, si të dashuruarit e marrë pas lirisë rëndni rëndni për ta puthur e mbjellur në gjoks atë copë qiell nën strehen e të cilit edhe lotët janë gëzim sepse puset e lotëve moti kanë shterruar; veç gurët e zallit si gaca të syve na shikojnë në terrin e dëndur që kafshojmë.
Jemi dehur nga shija, marrëzia, e Lirisë e s'na vjen keq që na shpallin të çmëndur, tek na shohin si arrnojme ëndrren tonë me copëra qielli të kaltër: si e ushqejmë me tamblin e gjirit të gurtë të Rozafës foshnjën e lirisë
Kërkojmë nën ethe, nën zjarr e stuhi, emrin e ri të kohës, të njeriut... Etika e rreme mondane thotë do mbesim në gjysmë-rrugë: në gjysmë-shtet, në gjysmë-hije, në gjysmë-lirie është ky vetem trill, është kjo vetem një babëzi...
Vertete si mundemi vetem me dy gishta në erë të shkruajmë në qiell tragjedinë e njeriut? Të njeriut që në vdekje mbet pa varr, të njeriut që në gjallje mbet pa diell?
Eshtë natë e territ të gjatë të Arberisë e uragani i shpirtit s'e gjen kohen e vet të qetësimit; si deti i egersuar që i rrëmben rëren brigjeve enderra sublime i lëkund fronin tiranisë. Pas ketij uragani, pas ketij ankthi e rrëmeti kush poet i botës mund të thotë se hajdut i natës qenka deti...?
Rëndim, rëndim, me dy gishta në ëre puthim kaltërsinë shuajmë etjen e buzëve të rreshkura shkrumb; po pranë nesh ka nga ata që kanë harruar puthjen e me dhëmbë të helmuar po i afrohen qiellit tënd, Arbëri! Si Juda pranë Krishtit me hapa tinëzar çapiten me puthjen kafshuese hapin portat e ferrit të ri.
Lutjet përdëlluese a e shpëtojne ëndrrën e kaltër nga buzeqeshja cinike. . . nga kthetrat e djallit? Jo! As kryqi, as gjysmëhëna, as apostujt e Krishtit nuk e shpëtojnë dot, pa zgjimin tonë të ri! A s'është në dorën tonë, a s'është në dorën tuaj, o njerëz, ta shpëtojmë - o Zot! - ëndrrën tonë - lirinë-në- agoni!
| |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:58 am | |
| Nebih Bunjaku Nebih Bunjaku është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në Prishtinë. Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike. Fillimisht punoi në shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në gjimnazin e Dardanës, në shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore të Banullës - Gllogofcit, në gjimnazin e Lypjanit, në shkollën teknike të Kastriotit. Që nga viti 1993 punon në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Një mandat ishte drejtor i këtij gjimnazi. Ka botuar këto vëllime me poezi: Dalje nga balada 1994, Gramatikë zemre 2004, Terapia e dashurisë 2005, Një samit për një simit (poemë satirike) 2007 dhe Prushimë buzësh 2008. Ky është libri i gjashtë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i “Pegasit” të Gjirokastrës, Dega në Kosovë. Jeton në Prishtinë.
| |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:58 am | |
| DIELLI PRAPA GRILAVE
Që një shekull dielli në burg na pat lënë në dritë të hënës lot e gjak na shkuan çurg nën këmbë njerke pa gji t’nënës
vonë nga retë kur doli dielli n’shpirt buzëqeshja na lulëzoi ëndrrës së jetës iu zgjidh filli kroi i lotëve n’burim shteroi | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:59 am | |
| RRUGËS SË DIELLIT
Shaban Palluzhës
Dardania kur digjej flakë nga piromanët e tërbuar asnjë i ri plak as plakë s’donte vatrën për ta lëshuar
nëpër krisma dhe acar dielli shahej veç sllavisht zemra eshkë ndizej zjarr gjoksi hapej martirisht
e me armë rrugës së diellit nuk e braktisi Dardaninë meteor Shaban Palluzha shumë e deshi Ilirinë
të lajthiturve nga drit’e hënës përbetuar në yll të kuq mos lejoni u tha në Besianë lot e gjak t’na shkojnë huq
me agimin në rrugën e diellit si në legjendë dikur Anteu maja e Lisit Shaban Palluzha shtriu rrënjët n’thellësi dheu | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 4:59 am | |
| PROMETEU
Adem Demaçit
Kur liria ishte ngrirë në acar dimri rrezengrirë Prometeu ynë n’zinxhirë nisi akullin për ta shkrirë
prej të voglit në burg të madh këmbë e duar lidhur n’pranga vetëm shpirtin e kishte të lirë nga qelia i jehonte kënga
Rrap’i kombit n’zemrat tona me lirinë i kurorëzuar Lulja në ballë të kurorës në Pranverën e vonuar
Baca Adem simbol lirie vepra Jote rreze dielli e zgjon ëndrrën e përgjumur Yll Mëngjesi ndrin nga qielli
| |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:00 am | |
| REÇAKU
Liria fshihet në një pikë gjaku të një fëmije a të një plaku.1
Riza Beqir Reçeku
Fundi i shekullit plot acar dyfish dimër në Reçak ditë e zezë pesëmbëdhjetë janar Reçaku i trimave u bë me gjak
ekraneve të shpirtit nëpër botë komunikon vetëm trishtimi zemra tona grimë dhe copë veç nga ankthi e pikëllimi
n’gjuhën e dhembjes njerëzore lajtmotiv vetëm mizoria mbeti bota e nemitur vallë u kthyeka barbaria
tok me engjëj Riza Beqiri ra dëshmor n’prag shtëpie mu pranë tij ra edhe i biri ku u fshehka ai gjak lirie
n’zemrën time kam një shpellë plaga e shpirtit më kullon gjak midis dhembjes një hon i thellë loti më rrjedh për Ty Reçak
a ka fashë që ma lidh dhembjen përveç Vokerit – Mikut Plak a ilaç që shëron brengën krimit të hienës t’i vë kapak | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:00 am | |
| FUNDI I KRYEKORBIT
Një korb sillet mbi humnerë në ëndërr sheh veten skifter
me krra-krra u ngrit n’pushtet korbëri bëri në Korbëri të vet
kukuvajka i këndoi mbi krye ogurin e zi lidhur nyje
i tha dielli rreth tij sillet dhe pa të farë nuk mbillet
nga Ballkani në Japoni shtriheshka Korbëria e tij
alfabetin e gjithë Korbërisë kukuvajka me krim e ngjiz
sa herë vetveten e shikon edhe pasqyrën e shëmton
e lëshoi shpirti mu në Hagë vendit të vet ia la një vragë
| |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:00 am | |
| PAVARËSIA
Gjatë të pritëm rreze dielli me shumë shekuj e dekada kurorë lulesh midis prilli të sfiduan në barrikada
akulli shesheve të Dardanisë i 17 Shkurtit me borë acar tretej në zemër të shqiptarisë lavë vullkani magmë e zjarr
për Ty seç na dogji malli nuk të lejonin të vije dot kurrë s’të lëshojmë për së gjalli për Ty derdhëm gjak e lot
me gjithë shpirt na buzëqeshe Nusja jonë në Kuvend ballëlartë rrugëve e në sheshe në zemrat tona zure vend
në ballë të valles Nusja e jetës dasmë të tillë s’ka parë bota që nga shekujt e Mesjetës në Dardani si luhet shota | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:01 am | |
| DIL NGA LOTI
Rifat Kukajt
Ajme në Ulqinin me diell e det u varfëruam për një poet në shtator Karvani u ndal dale vëllezër kam një hall atje ku toka puthet me detin nimfa e mashtroi poetin në vaj ylberi pa një ngjyrë gazi i fëmijëve në buzë ngrirë spirancë pikëllimi lëshuam në det në gjysmështizë zemrat për ty poet në pikëllim fëmijësh fshihesh kot të gjejmë në vepra për jetë e mot
burrë i dheut dil nga loti nga ikja jote u lag moti fjala jote gaz hare kurorë ylberi përmbi re
në çdo orë letrare edhe sot për ty dhembjën ngjyej në lot në kujtimet tona kudo për besë sharmi yt me notën – Pesë
| |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:01 am | |
| DANTJA
Marin Soreskut
Dantja e krijoi Ferrin për shtatë ditë.
Të parën ditë bëri Tokën, Hadin dhe Cerberin.
Të dytën ditë bëri nëntë rrathët sipas përmasave të mëkatit si dhe lumin Akeron, Greminën, liqenin e Koçinit dhe pusin e Viganëve.
Të tretën ditë, pasi ua kumtoi dënimet, i sistemoi paq nëpër rrathë të gjithë ata që s’kanë bërë as mirë, as keq. Fillimisht vendosi fëmijët e papagëzuar, paganët e virtytshëm, mëkatarët e epshit, grykësit, koprracët dhe dorëlirët, idhnakët e të zymtit dhe në fund – eretikët.
Pasi ia behën edhe të vonuarit e fundit, Krijuesi u ledhatoi sedrën me shikim dhe u tha se s’u mbetej veçse të bëhe- shin kritikë fetarë dhe veprën t’ia merr- nin nëpër këmbë, ta mallkonin si satana.
Të katërtën dhe të pestën ditë ia kushtoi vrasësve, vetëvrasësve dhe dhunuesve kundër Dantes, Krijuesit të Ferrit: i lë- shoi lolot në kollotumba dhe Virgjilin me gjithë fatzinjtë e tjerë i la të dëfrehen.
Të gjashtën ditë i kalli në greminë mashtruesit e femrave, lajkatarët, simoniakët, fallxhorët, batakçinjtë, hipokritët, hajdutët, këshilltarët dinakë, përçarësit dhe falsifikatorët.
Të shtatën ditë pa në i kishte mbetur diç për të bërë: sakaq iu kujtuan tradhtarët që për pak sa s’e mashtruan të mbeteshin në këtë botë.Vrik e vrik i lëshoi në pusin e Viganëve me kokë teposhtë nëpër Kainë, Anteronë e Tolome për ta shuar etjen në liqenin e Koçitit. Por një ëndërr e trishtë i kalli datën: Virgjili, para se të bënte vetë- vrasje, i bëri një pyetje shokante: Ku e ke Beatriçen, Maestro? Me cilin filtron ajo, herë në Purgator, herë në Parajsë! Pushtet të plotfuqishëm i la Radamanit e vëllezërve të tij. Dhe Dantja mendoi se, pas gjithë asaj pune kolosale, e kishte hak që pikë për pikë të krijonte Komedinë Hyjnore dhe pastaj rehat-rehat ta bënte një sy gjumë të amshuar.
| |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:02 am | |
| LULJA E KOMBIT
Pas fitores drejt në Hagë shpirtin e lirë duart n’zinxhirë Lulja e kombit n’zemër plagë se Ilirinë e donte të lirë
dorë e djathtë e UÇK-së tok me NATO-n ka luftuar pse i këputi shpirtit prangat në bankë të zezë i akuzuar
kryelartë shkon në Hagë historinë për ta lartësuar n’shpirt i vishen ca akuza nga Drejtësia i trishtuar
i pandehur përbetohu sa ushtarë paramilitarë kur ta dogjën shpirtin n’djep pa mëshirë m’i paske vrarë
u betohem n’diell e n’hënë në Luftën tonë Çlirimtare vrava veç bisha Karpatevesh shumë të zeza e barbare | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:02 am | |
| TETA GJYSH
Ezës së vogël
Lulja e zemrës është hyjnore ambrazianë mjaltë e ftua me buzëqeshjen engjëllore Teta Gjysh më quan mua
midis zemre lule shpirti dhuratë e Zotit engjëlli im mëngjes shpirti mbesa ime dritë e dritës në amshim
lozonjare yll mëngjesi bukuria jote hyjnore territ të natës i bën dritë engjëllushe madhështore
në lojën tënde bëhem fëmijë me ty zemra më bëhet mal më kthen n’moshën që ke ti kur më kalëron si kalë | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:04 am | |
| Arif Molliqi, lindi në vitin 1953, është shkrimtar shqiptar nga Kosova, i lindur në Llukë të Epërme afër Deçanit.
Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë nuk preferohei shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj edhe poezi.
Satiren e shkroi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumb, duke botuar me pseudonime të ndryshme si; Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazeten e studenteve „Bota e re“ ne faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.Këtë bëri edhe më Radio televizionin e Prishtinës, shkroj disa pjesë humoristike që i dha televizioni.
Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime saterike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. Pas kësaj „këshille“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi,prozë dhe dramaturgji. Eshtë shpërblye disa herë me vendin e parë dhe të dytë në konkurset letrare për poezi. [redakto] Veprat
Gjer tani Arif Molliqi ka botuar:
1. “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994 2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996 3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998, 4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999 5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000 6. "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200 7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001 8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002 9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), Faik Konica, Prishtinë, 2003 10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.” (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2004 11. “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs) 12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006 13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“ në Hamburg“, (monografi), klubi, 2007. 14. "Gruaja e vizatuar nudo", roman, Faik Konica, Prishtinë, 2008.
Antologji
Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:
1. Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006 2. Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005, 3. Chelaru Marius, Baki Ymer dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhen rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006
Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermani disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbremje poetike në Hamburg më 2007. [redakto] Lidhje të jashtme:Arif Molliqi shquhet ndër poetët tanë në shumë fusha të letërsisë,është lauruar me çmime dhe çmimin e fundit e mori nga LSHAKSH në Gjermani ,pra me veprën më të mirë për çmimin Shkreli. | |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:05 am | |
| E shikoja Murin e Berlinit të shembur Qeshën disa fëmijë me mua
Paske ardhur përsëri ky me flamurin e Leninit I thonë njëri tjetrit - Kthehu zotëri, gurët e këtij muri janë mykur
Shtrydhi kokën një gjysmë shekulli Jashtë del ngjyra e kuqe e gjakut Refugjatet prekin herë murin e herë plagën kokën
Nëpër podrumet e errëta të Evropës Vendasit e mi shesin flamuj të komunizmit Kolla e keqe s´na ndalet njëmijë vjet Njëmijë vjet me flamuj të huaj në dorë
1998
| |
|  | | shaban cakolli Anëtar/e

Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime : 21
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Tue Feb 01, 2011 5:05 am | |
| M a u z o l e u
Në gjithçka të kohës Lesh mërzie po tjerrin
Në Mauzoleun e Atdheut Do të ndodh diçka e çuditshme
Ndoshta djajtë e kuq pshurrën Duke brohoritur rrugëve; Kush dëshiron Atdhe me të lirën!? | |
|  | | Mondi Bordidrejtues


Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime : 3474
Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha : 36
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI Sun Feb 20, 2011 11:00 pm | |
| - shaban cakolli shkruajti:
- LULJA E KOMBIT
Pas fitores drejt në Hagë shpirtin e lirë duart n’zinxhirë Lulja e kombit n’zemër plagë se Ilirinë e donte të lirë
dorë e djathtë e UÇK-së tok me NATO-n ka luftuar pse i këputi shpirtit prangat në bankë të zezë i akuzuar
kryelartë shkon në Hagë historinë për ta lartësuar n’shpirt i vishen ca akuza nga Drejtësia i trishtuar
i pandehur përbetohu sa ushtarë paramilitarë kur ta dogjën shpirtin n’djep pa mëshirë m’i paske vrarë
u betohem n’diell e n’hënë në Luftën tonë Çlirimtare vrava veç bisha Karpatevesh shumë të zeza e barbare Shume e bukur kjo , me pelqeu shume. _________________ Ca pika shiu rane mbi qelq, Per ty une befas ndjeva mall, Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
| |
|  | | Sponsored content
 | Titulli: Re: NGA KOLEC TRABOINI  | |
| |
|  | | | NGA KOLEC TRABOINI | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|