WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Djali i deputetes së PS-së vret djalin e biznesmenit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues
@Nora@


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

Djali i deputetes së PS-së vret djalin e biznesmenit Empty
MesazhTitulli: Djali i deputetes së PS-së vret djalin e biznesmenit   Djali i deputetes së PS-së vret djalin e biznesmenit EmptySun Feb 13, 2011 1:27 am

[img]Djali i deputetes së PS-së vret djalin e biznesmenit Konstandin300x170[/img]


Kostandin Xhuvani, djali i deputetes dhe aktores Luiza Xhuvani shpallet në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Alfred Musabelliut

Policia arreston të dyshuar si bashkëpunëtorë dy shokë të Xhuvanit. Krimi dyshohet pas një konflikti të disa ditëve më parë

Vritet nga shokët në shtëpinë e njërit prej tyre, djali i biznesmenit të Qytetit Studenti, policia shpall në kërkim si të dyshuar të krimit djalin e deputetes së Partisë Socialiste aktores së njohur Luiza Xhuvani, dhe regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani. Policia e Tiranës, konfirmoi dje zyrtarisht se Kostandin Xhuvani, 22-vjeç me banim në rrugën “Ali Visha”, në Tiranë është i dyshuar si autor i vrasjes së Alfred Musabelliut 26-vjeç, banues në rrugën “Jorgjia Trulja”, në Qytetin Studenti. Musabelliu mësohet se është djali i një biznesmeni me aktivitete të ndryshme, kryesisht bare, lokale në Qytetin Studenti.

Veç shpalljes në kërkim të, Kostandin Xhuvanit, në cilësinë e personit të dyshuar, policia arrestoi me cilësinë e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në krim, Albi Zelën, 23-vjeç, Donald Ymeri, 22-vjeç, të dy banues në Tiranë në rrugën “Ali Visha”. Krimi mendohet të ketë lidhje me një konflikt të nisur prej ditësh nga dy grupe të përfshirë në konflikt. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të krimit, ndërsa policia dyshon se përveç konfliktit të nisur ditë më parë mes palëve, ngjarja mund të ketë lidhje me probleme të tjera që mund të kenë shoqëruar palët gjatë javëve të fundit.

Vrasja
Mesnatën e të premtes duke u gdhirë dita e djeshme, Alfred Musabelliu, bashkë me një shok tjetër i cili sipas policisë ende nuk dihet se cili është, kanë shkuar në banesën e Aldi Zelës për t’u sqaruar. Zela mësohet se ka qenë në banesë me shokë të tjerë, ndërsa telefonatave dhe trokitjeve të derës së Musabelliut, Zela nuk i është përgjigjur duke mos pranuar njëkohësisht të hapë derën. Nga hetimet e para të kryera nga policia mësohet se viktima, Alfred Musabelliu, ka shkuar në banesën e Aldi Zelës, në rrugën “Ali Visha”, bashkë me një shok tjetër, për t’u sqaruar me Aldi Zelën dhe shokët e tjerë të tij. Pasi ka hyrë në shtëpi, nga muri rrethues i shtëpisë duke shfrytëzuar një veturë SEAT, në pronësi të Zelës që ndodhej jashtë, personat kanë hyrë në banesë ku mendohet se janë konfliktuar.

Policia nuk dha detaje mbi rrethanat e ngjarjes, por besohet se viktima është qëlluar në banjë me një pistoletë “TT”, ndërsa ka marrë një plagë në kokë. Dje në mesditë, pellgu i gjakut ishte i dukshëm në banjën e shtëpisë së familjes Zela, në rrugën “Ali Visha”, ndërsa shtëpia dy katëshe dukej krejtësisht e braktisur dhe për disa orë aty kanë qëndruar disa punonjës policie që ruanin banesën. Nga hetimet e para të kryera nga policia mësohet se Kostandin Xhuvani, ka qëlluar në kokë, Musballiun, ndërsa ai mbeti i vdekur në vend, për shkak të plagës së marrë. Ende nuk dihen rrethanat se ka precipituar situata deri në vrasjen e Musabelliut, nga Xhuvani, por policia tha se ky i fundit dyshohet të jetë autori kryesor i krimit. Burime të ndryshme të policisë flisnin për faktin se një prej personave, në kohën e konfliktit që pasoi me ngjarjen e rëndë mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike.

Hetimi
Mëngjesin e djeshëm, policia u njoftua se një person ishte gjetur i vdekur në një banesë në rrugën “Ali Visha”. Pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, u identifikuan si autor të dyshuar të krimit, Aldi Zela, pronar i shtëpisë ku ndodhi vrasja, Donald Ymeri, 22-vjeç, me banim në Tiranë. Të dy këta u shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe nga hetimi ata mësohet se pranuan bashkëpunimin e tyre në këtë ngjarje. Ndërkaq ata pretenduan se autor kryesor i dyshuar i krimit, ishte djali kinematografëve të njohur Gjergj e Luiza Xhuvani. Sipas tyre, djali i deputetes së PS-së, qëlloi dy herë me pistoletë në kokë , Musabelliun, duke e lënë të vdekur.

Veç dy personave në cilësinë e bashkëpunëtorëve në krim, policia mësohet se ka marrë edhe dëshmi të tjera, që provojnë se sipas saj autori i krimit është Kostandin Xhuvani. Po kështu policia ka kryer veprime të ndryshme hetimore, si këqyrje e vendit të ngjarjes, marrje dhe fiksim gjurmësh, fiksim i gjurmëve të gjakut, që pritet të dërgohet për ekzaminim biologjik në Institutin e Policisë Shkencore. Po kështu mësohet se në vendin e ngjarjes, policia ka fiksuar dhe administruar dy gëzhoja pistolete të markës “TT”, të cilat mendohet se janë të armës nga e cila janë qitur predhat, që i janë gjetur në kokë, të vrarit. Ekspertët kriminalistë mësohet se kanë dhënë një opinion të tyrin në lidhje gëzhojat dhe predhat e gjetura, ndërsa pritet që ato t’i nënshtrohen një ekspertimi balistik, për të kthyer në provë konstatimet e kryera nga policia në vendin e ngjarjes. Gjatë ditës së djeshme, policia e kryeqytetit ka kontrolluar disa banesa, objekte dhe automjete ku mendohet se mund të fshihej, Kostandin Xhuvani, 21-vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së mëngjesit të djeshëm.

Gjithsesi pavarësisht përpjekjeve, policia nuk ka mundur të zbulojë vendndodhjen e mundshme të të arratisurit, 22-vjeçarit Xhuvani. Zyrtar të Policisë së kryeqytetit, mësohet se kanë mbajtur vazhdimisht kontakte gjatë ditës së djeshme me familjen e aktorëve të njohur tashmë të integruar edhe në politikë. Policia ka kërkuar prej tyre që të mundohen të vihen në kontakt me njeriun e tyre me qëllim që ai të dorëzohet, ndërsa mund t’i ofroheshin lehtësira në hetim.

I vrarë
Alfred Musabelliu, 26-vjeç, banues në Tiranë

Të arrestuar si të dyshuar për krimin
Albi Zela, 23-vjeç, me banim në Tiranë,
Donald Ymeri, 22-vjeç, me banim në Tiranë

I shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i krimit
Kostandin Gjergj Xhuvani, 22-vjeç, me banim në Tiranë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Djali i deputetes së PS-së vret djalin e biznesmenit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pogradec, babai vret me sopatë djalin
» Tre policë të përfshirë në rrëmbimin e biznesmenit
» Vret vëllanë me sëpatë
» Vëllai vret vëllanë
» Nipi vret axhën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: