WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PDK dorëzohet: Behgjet Pacolli president

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

PDK dorëzohet: Behgjet Pacolli president Empty
MesazhTitulli: PDK dorëzohet: Behgjet Pacolli president   PDK dorëzohet: Behgjet Pacolli president EmptyMon Feb 14, 2011 8:20 pm

PDK dorëzohet: Behgjet Pacolli president Dm5x7l

Prishtinë, 14 shkurt - Udhëheqësia e PDK-së ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga kërkesa që të mbajë për vete postin e presidentit të Republikës, duke hapur rrugën që Behgjet Pacolli i AKR-së ta marrë postin, në kuadër të ndërtimit të koalicionit të ri.
Memli Krasniqi nga PDK deklaroi se pritet shumë shpejt formalizimi i marrëveshjes për koalicion, raporton RTK.
Pas një mbledhjeje tri orëshe, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur që të hyjë në koalicion me Aleancën për Kosovë të Re, duke i lënë kësaj partie, postin e presidentit, për të cilin i nominuar nga partia është Behxhet Pacolli.

PDK-ja ka lëshuar pe ndaj këmbëngulësisë së AKR-së, e cila kushtëzoi hyrjen në koalicion me postin e presidentit, edhe pse brenda PDK-së, kërkohej që presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, ta mbante këtë post.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se vendimi është marrë me konsensus, edhe pse, sipas, tij, ka pasur debat dhe mendime të ndryshme, raporton REL.
“Është vendim i Këshillit Drejtues të PDK-së, që të hyhet në koalicion me AKR-në, me Listën Ibrahim Rugova dhe me partitë tjera të komuniteteve. Ky vendim tani mbetet që të implementohet nga Kryesia e PDK-së. Ka pasur biseda dhe mendime, por PDK-ja është pajtuar me konsensus për qëndrimin që e thashë unë”, ka deklaruar nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.
Kuçi ka thënë se ende nuk është vendosur për ndarjen e ministrive, ndërkohë që postin e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit do ta mbajë partia fituese e zgjedhjeve, PDK-ja.
“Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që të hyjë në koalicion me AKR-në. Ka vendosur që pozitat kryesore të ndahen, natyrisht edhe pozita e presidentit t’i takojë AKR-së, ndërsa për vendime tjera, për ministri do të negociohen në mes të Kryesisë së PDK-së, apo grupit që e kemi pasur, dhe Kryesisë së AKR-së. Është vendim i Këshillit Drejtues të PDK-së, që të ndërtohen institucionet e Republikës së Kosovës, sa më shpejt që është e mundur”, ka theksuar Kuçi.
Nënkryetari Kuçi ka arsyetuar vendimin e PDK-së, që ta pranojë Pacollin si president:
“Ka mendime individuale, por PDK-ja merr vendime në të mirë të institucioneve, në të mirë të vendit dhe nuk hyjmë në vlerësime të personaliteteve. Natyrisht, kemi mendime individuale për secilin individ në Kosovë, por në fund të fundit, partia sillet si parti me përgjegjësi”.
Megjithatë, ai nuk ka pranuar që Pacolli të krahasohet me Jakup Krasniqin, për të cilin kishte zëra që të zgjidhej president me mandat të plotë.
“Unë mendoj se Krasniqin, nuk e ka kërkuar një grup, por e ka kërkuar tërë PDK-ja. Nuk ka dilemë në këtë drejtim dhe nuk është mirë ta vëni në baraspeshë personalitetin e zotit Krasniqi me asnjë personalitet tjetër në Kosovë. Në anën tjetër, kjo është pjesë e negociatave. Negociatat nuk janë të lehta. Ne kemi negociuar disa herë me AKR-në. Ne kemi takuar disa herë Kryesinë e partisë, Grupin Parlamentar, Këshillin Drejtues dhe kemi ardhur në këtë vendim”, është shprehur Kuçi.

Pas pozicionimit të LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së për opozitë, PDK-së, si fituese e zgjedhjeve, e vetmja parti parlamentare shqiptare që i mbeti në dispozicion për bisedime rreth koalicionit qeverisës, ishte AKR-ja. Lista Ibrahim Rugova, për të cilën Kuçi ka thënë se do të ftohet në koalicion, ka vetëm një deputet të zgjedhur - Ukë Rugovën.
Ndërkohë, vendimi i PDK-së është mirëpritur në Aleancën Kosova e Re.
Nënkryetarja, Mimoza Kusari-Lila, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tash pritet të konkretizohet edhe ndarja e dikastereve qeveritarë.
“Kjo është një lëvizje prej pozicioneve të deritashme të PDK-së. Është një hap pozitiv drejt arritjes së një koalicioni qeverisës. Ju e dini që tanimë, duhet të detajohen edhe disa çështje tjera, sa i përket dikastereve qeveritarë, sa i përket posteve, bartësve të funksioneve ekzekutive. Të gjitha këto do të jenë subjekt i një dialogu të mëtejmë me PDK-në, por të paktën për pozicionin e propozimit për presidenti të Republikës së Kosovës nga ajo që deri më tani kjo parti ka deklaruar”, ka thënë Kusari-Lila. Nuk dihet se kur do të formalizohet marrëveshja me AKR-në dhe as se si do t’u ndahen resorët partnerëve tjerë të koalicionit. Mbledhja konstituive e Kuvendit mbahet javën e ardhshme më 24 shkurt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
PDK dorëzohet: Behgjet Pacolli president
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PDK- AKR merren vesh, Pacolli president ?
» Pacolli gjurmëve të Sejdiut
» Pacolli mohon koalicionin me Thaçin
» Pacolli: Tentim për denigrimin e personalitetit tim
» Pacolli synon Presidencën nëpërmjet “pazarllëqeve politike”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: