Milano, 17 shkurt – Paraqitja e dobët e Milanit në Ligën e Kampionëve ka bërë që zyrtarët të hidhen në aksion dhe tani raportohet se ata kanë shprehur interesimin për futbollistin e Manchester Cityt, Mario Balotelli.
Gazeta italiane “Il Corriere dello Sport “ raporton se drejtorët e klubit nuk janë të impresionuar me Robinhon dhe Zlatan Ibrahimoviqin, pasi linja e tyre dështoi në mposhtjen e Tottenhamit.
Tashmë, ata po planifikojnë për sezonin e ardhshëm, me Balotellin në krye të listës së dëshirave të tyre.
Balotelli shihet një alternativë për Ibrahimoviqin.