WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pacolli gjurmëve të Sejdiut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Pacolli gjurmëve të Sejdiut  Empty
MesazhTitulli: Pacolli gjurmëve të Sejdiut    Pacolli gjurmëve të Sejdiut  EmptySun Feb 27, 2011 10:23 pm

Pacolli gjurmëve të Sejdiut  20r8qro

Prishtinë, 28 shkurt – Behgjet Pacolli ka zgjedhur variantin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu.
Njësoj si paraardhësi i tij, edhe Pacolli ka zgjedhur të mos e japë dorëheqjen, por të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nëse ai ka shkelur ose jo Kushtetutën. Pacolli ka votuar Qeverinë, pak minuta pasi ishte zgjedhur president i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ai të dielën është shprehur të mos e shohë veten instancë të qëlluar për të dhënë vlerësime nëse është shkelur Kushtetuta e Kosovës kur ai e ka votuar Qeverinë e Kosovës.
Për të ardhur deri te një konstatim për një gjë të tillë, presidenti i Kosovës ka thënë që të jetë adresë Gjykata Kushtetuese.
"Unë nuk jam kompetent të vendos për vendimet e kushtetutës, për atë është gjyqi më i lartë i cili vendos për këto raste, t'i lëmë ata, të mos ndërhyjmë në punët e tyre a është shkelur kushtetuta a jo, t’ia lëmë Gjykatës Kushtetuese", ka thënë Pacolli.
Deklarimi i presidentit Pacolli ka ardhur si rezultat i një pyetje nga gazetarët teksa ka qëndruar tek një familje që jeton me asistencë sociale të dielën në Prishtinë.
Ndërkohë në Presidencë nuk kanë dashur të dëgjojnë të dielën për dorëheqjen eventuale të Pacollit.
“Nuk mund të flas për këtë çështje, është prononcuar vetë presidenti”, ka thënë Ibrahim Gashi, këshilltari kryesor i Pacollit.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se javën që vjen do ta dërgojë rastin Pacolli te Gjykata Kushtetuese.
Pacolli në minutat e tij të parë si president e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ai ka rënë ndesh me dy pika të nenit 88. Në nenin 88, pika 1, të Kushtetutës thuhet në mënyrë decidive: “Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik”.
Ndërsa pika 2 e të njëjtit nen, precizon: “Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.
Presidentin i ri duket se nuk e ka pasur parasysh faktin se Kushtetuta nuk ia lejon që të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik, pas dhënies së betimit. E në fakt, posti i deputetit kualifikohet si funksion i tillë.
Pacolli në cilësinë e kreut të shtetit, ka votuar kabinetin qeveritar gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është mbajtur më 22 shkurt.
Pacolli shihet në xhirimit televizive dhe në shumë foto me dorën e ngritur lart, duke e mbështetur kabinetin “Thaçi 2”.
Pacolli kështu ka ndikuar në rezultatin e votimit të Qeverisë. Ka bërë që numri i mbështetësve të qeverisë së re, të rritet në 65. Se Pacolli ka votuar atë ditë, konfirmohet në bazë të numrit të përgjithshëm të deputetëve në sallë.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, para se t’i ftonte deputetët në votim, saktëson se të pranishëm janë 66 deputetë.
Pas votimit, në të cilin merr pjesë edhe Pacolli, Krasniqi konfirmon se 65 deputetë kanë votuar për dhe vetëm një kundër. Rada Trajkoviq, ka qenë ajo që e ka kundërshtuar përbërjen e qeverisë, bile duke i ngritur tre gishtërinj lart.
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka marrë më shumë seriozisht sesa dy subjektet e tjera në opozitë: lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dërgimin e rastit Pacolli në Gjykatën Kushtetuese.
Në LDK kanë thënë se ekspertët ligjorë të jenë duke punuar në lëndën Pacolli dhe se ajo do të finalizohet javën që vjen.
Në lëvizjen “Vetëvendosje” kanë thënë se mund të ndodhë që ky subjekt të kërkojë interpretim nga Kushtetuesja.
“Kjo që është gjetur së fundmi është shkelja më e pakontestueshme. Mund të procedojmë, ne s’kemi marrë ende vendim, por mund ta bëjmë këtë punë”, ka thënë anëtari i udhëheqjes qendrore të lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca.
Në AAK kanë lënë javën që vjen për të parë se çka do të mund të bëjnë për dërgimin e presidentit në Gjykatën Kushtetuese.
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se presidenti nuk ka mundur të votojë në Kuvend, pas dhënies së betimit.
“Prej momentit, kur ai (presidenti v.j) e jep betimin, fillon t’i rrjedhë mandati. Dhe, në bazë të Kushtetutës, ai nuk mund të këtë asnjë funksion në parti politike e as ndonjë funksion tjetër publik”, ka deklaruar ai, nëpërmjet një bisede telefonike.
Bajrami ka sqaruar se momenti i betimit të presidentit shënon edhe fillimin e kufizimeve kushtetuese për njeriun e parë të shtetit.
Një njohës tjetër i çështjeve juridike-kushtetuese, duke mos dashur t’i përmendet emri në gazetë, e ka ndërlidhur rastin e Pacollit më atë të pararendësit të tij, Fatmir Sejdiu.
“Nëse ish-presidenti Fatmir Sejdiu e ka shkelur pikën 2 të nenit 88 të Kushtetutës së Kosovës, Behgjet Pacolli e ka shkelur pikën 1 të po të njëjtin nen. Pasi Sejdiu, ka bërë shkelje duke kryer funksionin e kryetarit të LDK-së, Pacolli ka bërë shkelje duke e mbajtur postin e deputetit. Prandaj, nëse ngrihet ky rast në Gjykatë Kushtetuese, atëherë edhe verdikti i kësaj gjykate do të ishte i njëjtë si në rastin e Sejdiut”, ka thënë ky ekspert kushtetues.
Mirëpo, Pacolli ditë më parë ishte shprehur i gatshëm që të përballet me Kushtetuesen.
“Unë kam kaluar me 90 për qind të votove të deputetëve të cilët ishin në sallë”, kishte thënë ai.
Presidenti i ri i Kosovës, Behgjet Pacolli, pos që ka vendosur ta zgjedhë variantin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’i injoruar pyetjet e gazetarëve, ai për çështjen e shkeljes së Kushtetutës ka vendosur që ta zgjedhë variantin e ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Pacolli gjurmëve të Sejdiut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PDK- AKR merren vesh, Pacolli president ?
» PDK dorëzohet: Behgjet Pacolli president
» Pacolli: Tentim për denigrimin e personalitetit tim
» Pacolli mohon koalicionin me Thaçin
» Pacolli synon Presidencën nëpërmjet “pazarllëqeve politike”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: