WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje  Empty
MesazhTitulli: Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje    Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje  EmptyFri Mar 18, 2011 10:59 pm

Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje  Mwut7l

Prishtinë, 19 mars – Dyshimin për krime lufte ndaj Fatmir Limajt EULEX-i e ka bazuar vetëm në deklaratën e dëshmitarit bashkëpunues “X”, që ka thënë të ketë vrarë në prill të 1999-s dy oficerë serbë. Sipas tij, ekzekutimi është bërë me urdhër të Limajt.
Që ta marrë në konsideratë atë çfarë ka deklaruar ky dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it, provë më bindëse në aktakuzën e mundshme përmendet zbulimi 11 muaj më parë i një dosjeje mjekësore të dëshmitarit bashkëpunues “X” në dhomën e gjumit të Limajt, gjatë një bastisjeje që është bërë pa praninë e avokatit. Dosja flet për trajtim shëndetësor të dëshmitarit. E dëshmitari ka thënë të jetë detyruar nga Limaj dhe njerëzit e tij të pranohej në spitalin psikiatrik të Prishtinës për ca kohë, për të diskredituar besueshmërinë e tij.
Limaj, një nga ish-komandantët e UÇK-së, që në luftë ka mbajtur nofkën “Çeliku”, dyshohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë, në një kamp në fshatin Kleçkë në komunën e Lipjanit, si dhe të burgosurve ushtarë dhe policë serbë. Për këtë rast prokurori i special Maurizio Salustro ka ngritur kallëzim penal kundër tij dhe 11 të tjerëve.
Me këtë janë lëshuar edhe fletarrestime përkatëse. Është i vetmi Limaj që deri tash nuk është e mundur të arrestohet. Si deputet i Kuvendit të Kosovës, ai gëzon imunitet. Ndërkaq nga njëmbëdhjetë të tjerë, 9 janë arrestuar dhe një nuk është kapur akoma.
Sipas shkresave të lëndës që ka siguruar “Koha Ditore”, dëshmitari bashkëpunues “X” përshkruhet si një ish-ushtar i UÇK-së që me profesion është vinçier dhe si një person relativisht i paarsimuar, i cili “sidoqoftë e kupton shumë mirë domosdoshmërinë e deklaratave dhe veprimet e tij”.
“Dëshmitari ‘X’ i angazhuar që në fillim në luftë për vendin në prill 1998 është caktuar në Brigadën 121 të UÇK-së nën komandën e përgjithshme të Fatmir Limajt. Ai qëndroi në UÇK duke kryer detyrat në Policinë Ushtarake deri në fund të konfliktit”, përshkruhet profili i dëshmitarit. “Ndërsa ai asnjëherë nuk ka pasur pozitë të lartë në UÇK, u respektua dhe u besua nga Fatmir Limaj dhe anëtarët e tjerë në rangun e lartë të UÇK-së, si një plak fshati dhe një person që mosha e tij ishte shumë më e madhe sesa mosha mesatare e ushtarëve të UÇK-së”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nje fjale per veten tuaj.
» Divorci? A munded nje njeri ta demtoje veten nga ndarja me te partneri/en

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: