
Podgoricë, 18 mars – Pop atraksioni momentalisht më i madh në botë, si merret vesh jo zyrtarisht, do të jetë e pranishme në Podgoricë në hapjen e “Atlas capital center”, me ftesën e pronarit të Atlas Group, Dushko Knezheviq.
Apartamentet në këtë qendrë të re hoteliere në Podgoricë do të mund të jenë të gatshme deri në fund të muajit mars, kurse programi do të mund të kompletohej gjatë pranverës. Kjo qendër ka raport franshize me zinxhirin hotelier Crown Plaza.
Si merret vesh, negociatat me menaxherët e Lady gaga kanë zgjatur disa javë, kurse këngëtarja në fund ka pranuar që me kompensimin e një honorari të paraqitet në hapjen e kësaj qendre hoteliere. Thuhet se data e hapjes dhe e promovimit do të shpallen së shpejti.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.